02:50 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SKANDALI/ 13 zyrtarët e PS-së përfitojnë banesa sociale, Leli: Nuk mund të diskriminoj punonjësit!

17:29 | 28/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDALI/ 13 zyrtarët e PS-së përfitojnë banesa sociale, Leli: Nuk mund të diskriminoj punonjësit!

Këshilli bashkiak i Vlorës ka miratuar këtë të enjte projekt vendimimin e dhënies së 250 qytetarëve kredi të butë për shtëpi. Familjet dhe individët që përfitojnë banesa me kosto të ulet kanë marrë miratimin me te gjitha votat e keshilltareve ndersa ka patur diskutime lidhur me listën emërore.

Në këte listë, rezulton të ketë emra të njohur të pushtetit vendor, punonjës të bashkisë, apo emra të udhëheqjes politike. Kryetari i bashkise ka pranuar që në listën që përfitojnë banesa me kosto të ulët janë edhe punonjës bashkie, sipas tij janë rreth 13 punonjës, ndërsa i ka cilësuar si të drejta.

“Kreditë nuk janë për shtresat në nevojë. Kreditë janë për familjet e reja me të ardhura. S’përfitojnë ata që kanë të ardhura mbi 1 mln e gjysëm, po ashtu edhe ata që kanë dokumenta të rremë. Ka ende vende bosh aplikoni. Nuk mund të diskriminoj punonjësit e bashkisë. Kanë të drejtë të aplikojnë edhe punonjësit e bashkisë.”- u shpreh Leli.

Leli ka shpjeguar që në listë mund të aplikonin të gjithe ata që plotësonin kushtet, qoftë këta edhe punonjës bashkie apo emra të PS-së Vlorë.

Por në fakt çfare thotë vendimi? Cilat janë kriteret për të përfituar banesë me kosto të ulët?

  • vendimi ndihmon familjet e reja për të blerë një banesë.
  • ndihmon individ mbi 18 vjeç dhe familjet që në momentin e aplikimit nuk kanë në pronësi një banesë
  • familjet që në momentin e paraqitjes së kërkesës zotërojnë siperfaqe toke nën normën e strehimit
  • familje që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar në tabelën përkatëse max min.

Por sa i është përmbajtur komisioni përzgjedhes këtyre kushteve?

Në listen e bërë publike në Këshilliin Bashkiak vërehen emra familjesh dhe individësh që në fakt disponojne banese.

Rezultojnë emra që të ardhurat mujore i kanë më të larta seç janë deklaruar në kollonën bashkangjitur emrit.

Citojme disa prej disa emrave të 226 aplikantëve që bashkia i ka miratuar:

  1. Arsida Male- zyra e IT-së në bashki
  2. A. Naçi- këshilltar kulture bashki
  3. Blerina Ilnica – punonjëse e bashkisë
  4. Eno Zoga- punonjës bashkie
  5. Ervin Limaj – punonjës bashkie
  6. Artan Osmani – gruaja punon në shtëpinë e foshnjes
  7. Genci Shiko- gruaja punon në bashki dhe ne universitet
  8. Adriatik Kingji- Punonjës OSHEE
  9. Brisilda Çobaj- Kryetare e rajonit 4 Vlorë Partia Socialiste
  10. Julian Dulaj
  11. Edlira Hysenaj
  12. Sanjela Xhaferraj

Një tjetër emër në këtë listë është edhe ai i kryetares së FRESSH Vlorë Sanjela Xhaferraj.

Xhaferraj ka aplikuar për një shtëpi 3+1, ndërsa aplikimin e ka kryer duke përfshirë edhe familjen e saj, konkretisht 2 prindërit dhe vëllain.  Xhaferraj ka deklaruar si page maksimale të të gjithë familjes 11.2040 (nje miljone e nje qind e njezete mije leke te vjetra), por  Xhaferraj rezulton e dy punësuar, veç punësimit si drejtuese politike e rinisë socialiste. Xhaferraj punon si  pedagoge në një universitet privat në qytetin e Vlorës si dhe në një Fondacion Ekonomik.

Çka do të thotë që paguhet me 3 rroga. Po ashtu familjarët e saj rezultojnë me të ardhura të tjera. Nëna e Xhaferraj punon në rajonin nr2, ndërsa babai punon në zyren e ALUIZNIT.

Deklarimi i të ardhurave të kësaj të fundit është i rremë. Kryetari i bashkise nga mbledhja e Këshillit deklaroi se kushdo me të ardhura mbi normën e caktuar që është fiks ajo që Xhaferraj ka deklaruar, do të përjashtoheshin.

Ndërkohë që, edhe kriteri i mos pasjes në pronësi një tjetër banesë, pasi familja e saj, disponon banesë në qytetin e Vlorës. 

Etiketa: Dritan Lelifondet publikepunonjes bashkie
Pas

Studentët e Universitetit të Durrësit padisin Bashkinë

Para

A do të dialogoni me qeverinë nëse e kërkon Meta? Ja si përgjigjet Nora Malaj

Para
A do të dialogoni me qeverinë nëse e kërkon Meta? Ja si përgjigjet Nora Malaj

A do të dialogoni me qeverinë nëse e kërkon Meta? Ja si përgjigjet Nora Malaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.