20:30 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SKANDALI/ Administratori në burg, kompania fiton 32 tendera (DOKUMENTE)

17:41 | 07/12/2016
në Aktualitet, Ekonomi, Te Fundit
0
SKANDALI/ Administratori në burg, kompania fiton 32 tendera (DOKUMENTE)

Nuk kanë fund skandalet me tenderat publikë. Pas skandalit me tenderat e Drejtorisë së Burgjeve, rast i zbuluar në korrik 2016, sërish, të njëjta kompani vazhdojnë të përfitojnë nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Pas furnizimeve me dru, lëndë djegëse, xhama shkollash, ushqime katering, transport mësuesish dhe pas ndjekjes dhe procedimit penal të administratorit për tendera fiktivë me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kompania “M.B.Kurti SH.P.K” vazhdon me sukseset e saj në fitimin e tenderave të tjerë publikë.

Ujësjellësi i Tiranës e ka kontraktuar për Shërbim UPS për server dhe printer-fotokopje.
Sipas Aranita Brahaj, e njëjta kompani ka fituar së fundmi edhe tender për korrëse bari e motosharra per Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, ku vlera e tenderit shkon mbi 7 milionë lekë të rinj, dhe mjaft shtesa kontratash me plus 20% me Bashki të tjera, kryesisht të drejtuara nga e majta.

Edhe pse administratori i saj është ndjekur dhe proceduar penalisht, Prokuroria e ka lënë të punojë dhe nuk ka marrë ndonjë masë për pezullim të të drejtës për pjesëmarrje në tendera. 

Sipas asaj që mund të gjendet shumë lehtë në web-in e prokurimeve publike, kompania në fjalë ka fituar 32 tendera në disa bashki të vendit, duke nisur nga Tirana, Saranda, Lushnja etj.

Lexoni listën http://www.prokurimetransparente.al/sq/tender/list/corporate_id/J64103483H

tender1

tender2

tender4

Shuplaka.com bëri edhe një kërkim në QKB, ku rezulton se kompania “M.B Kurti Sh.p.k” ka për administrator Shemsi Sinanin, një prej të ndaluarve në korrik 2016 për abuzime me tenderat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

qkr

 qkr22

“Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, gjë e cila u pranua nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda, për shtetasit, si më poshtë:

1.Iljaz Labi, me detyrë zv.Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

2.Elidjan Laskaj, administrator i shoqërisë “Dogel”

3.Ylber Kalaja, administrator i shoqërisë “Vllaznia”

4.Shemsi Sinani, administrator i shoqërisë “M.B.Kurti”

5.Nexhmi Balla, administrator i shoqërisë “Nelsa”

Vendimet e Gjykatës për Krime të Rënda janë ekzekutuar pasditen e së hënës (dt.11.07.2016) nga ana e forcave të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës për rastin në fjalë.

 

Etiketa: aktualitetbashkiburgdenoncimmb kurtiproccedimskandaltendera
Pas

Partizani kërkon shpjegim nga FSHF për rastet e mohuara ndaj Kukësit (VIDEO)

Para

Detajet/ Viti 2017 vjen me një model të ri patentash

Para
Detajet/ Viti 2017 vjen me një model të ri patentash

Detajet/ Viti 2017 vjen me një model të ri patentash

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.