Pas denoncimit në emisionin e tij “Ajsberg” të skandalit për rastin e Tartar Bazaj, anëtarit të KLP-së, i cili dyshohet të ketë falsifikuar vitin shkollor 86-87, i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” gazetari Artur Çani ka folur në lidhje me investigimin e tij. (Lexo këtu)
Gjatë bisedës në studio referuar deklaratave të Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla për rastin, Çani është shprehur se informacionet që ka në lidhje me rastin nuk janë “fake news” dhe se anëtari i KLP-së është person me dokumente shkolle të falsifikuara.
Ndërsa ironizon deklaratat e Ballës, duke thënë që: “ I bie që ne si gazetarë të na japi autenticitetin ERTV”, Çani shprehet se pas publikimit është kërcënuar nga vetë Bazaj dhe se dokumentët ka në plan t’i depozitojë në Prokurori.
Kujtojmë se gjatë një bisede në studion e Fax News ditën e sotme me gazetaren Klaudia Karabolli, Balla i pyetur mbi investigimin për Bazaj, u shpreh se këto janë lajme portalesh, “fake news”.(Lexo këtu)
“Ky nuk është një lajm i ri është shumë i vjetër sepse në Shqipëri ka plot portale dhe është servirur në portale kjo gjë shumë më herët. Unë di që janë bërë shumë verifikime dhe e gjithë kjo është fake news, ferifikimet janë bërë nga institucionet përkatëse.”
Pjesë nga biseda në studio e Çanit me Xhaxhiun:
“Balla po quan ‘fake news’ dokumente që janë shtetërore. Çfarë do të thotë kjo? I bie që autenticitetin si gazetarë ne të na e japi ERTV. Kam informacione për gjetjet e mija nuk janë ‘fake news’. Anëtari i KLP-së është person me dokumente të falsifikuara në shkollë. Këto dokumente janë munduar t’i zhdukin. Jam kërcënuar nga Bazaj, s’do ta lë me kaq. Gjetjet e mia do t’i depozitojë në Prokurori.”- u shpreh gazetari.
(B.L/FAXWEB.AL)
Discussion about this post