20:18 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SKANDALI/ “Dhëmbë, këpucë ortopedike dhe vizitat në Vjenë”, KPK në luks të shfrenuar (dokumentat)

12:39 | 24/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ky shtet dhe kjo drejtësi nuk të kanë merituar”, u shkarkua nga KPK i biri i shkuan letër Guri Brahimllarit: Do thonë për ty babë se…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të sigurojë jetën dhe shëndetin vetëm për komisionerët në përbërje të tij, duke përjashtuar këshilltarët dhe personelin.

Por kjo lëvizje e KPK është në shkelje të plotë ligjore, sepse në ligjin nr 84/2016, konkretisht në nenin 25 të tij, thuhet:

“Mbrojtja e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, personelit vendas dhe ndërkombëtar

Anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, personat e lidhur me ta, si dhe personeli mbështetës i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit gëzojnë të drejtën për mbrojtje të veçantë nga shteti, për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e veçantë.”

Tirananews.al ka vënë në dispozicion dokumentet që faktojnë këtë lëvizje të KPK.

Në këto dokumente duket qartë sigurimi i jetës dhe shëndetit nuk është bërë as për komisionerin publik, e as për këshilltarët dhe personelin, por shuma e parashikuar për KPK prej 460 milionë lekë dhe është ndarë vetëm mes 12 komisionerëve.

Por skandali nuk mbaron këtu, në fakt sapo ka filluar.

Sipas dokumenteve të publikuara, vetë kontrata e firmosur e sigurimit të jetës me kompanitë e sigurimit ngre mjaft pikëpyetje.

Pse check up për këta zyrtarë të lartë duhet të bëhet në Vienë dhe me një kosto shumë të madhe, kur ky shërbim ofrohet edhe në Shqipëri?

Pse duhet të paguhen siguracione luksi edhe për dhëmbët e njerëzve më të paguar në Shqipëri?

Përfitimi vjetor për çdo komisioner të KPK kap shifrën 20.000.000 lekë dhe ai/ ajo mund të zgjedhë të trajtohet në Shqipëri ose në një nga vendet e BE, kudo që dëshiron.

Dhe nuk po flasim për spitale shtetërore, por private. Madje, në rast se pacienti-komisioner ka nevojë të qëndrojë disa ditë në këtë spital, ai mund të përdorë një dhomë private dhe nuk duhet të vuajë kompleksin për ta ndarë atë më një pacient tjetër.

-Transporti po ashtu është i mbuluar nga taksat e shqiptarëve, në masën 100%.

-Shpenzimet për mjekët anestezistë, specialistë, kiurgë-100%.

-Shpezime për materialet dhe nuk përfitimi nuk mjafton vetëm tek dhoma e disa ditëv qëndrimi , por edhe tek qeraja e dhomës pas operacionit, të gjitha këto në masën 100%.

Komisioneri-pacient nuk duhet të shqetësohet as për kujdesin intensiv, reanimacionin, ilacet në spital, përfshirë oksigjenin dhe gjakun plazmë, të gjitha i mbluon buxheti i shtetit në 100%, asnjë qindarkë nga xhepi i tij.

Nuk mbaron me kaq, 100% mblulohen edhe:

-Kontrollet diagnostifikuese, patologjike, rrezet X, scane CT, scane MRI, scane PET.

-Radioterapi-Kemioterapi

-Proteza ose paisje të ngjashme mjekësore

-Transplant i organeve

-Akomodim dhe ushqim

Nëse pacienti-komisioner nuk ka nevojë të qëndrojë në sopital, ai mund të marrë diagnozën e nevojshme po falas, dmth nga ‘dhuratë’ nga shqiptarët.

-Vizita tek mjeku specialist-100%

-Kontrollet diagnostifikuese, patologjike, rrezet X, scane CT, scane MRI, scane PET dhe çdo lloj   tjetër ekzaminimi që mjeku i rekomandon-100%

-Fizioterapi, ilaçe të rekomanduara nga mjeku dhe terapi mbështetëse të çdo lloji (akupunkture, honopati, osteopati, kiroprakti) -100%

-Ndërhyrje kirurgjikale-100%

-Transporti me ambulancë rrugore-100%

Nuk mbaron me kaq, komisionerët mund të kenë neojë për shpenzime dentare që po ashtu paguhen nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.

1.Trajtim dentar emergjent, trajtim dentar mbushje, heqje, ura, emergjenca dentare, impiante proteza- 45.000 lekë

2.Kujdesi për shikimin: 1 palë xhama syzesh, ose lente në vit ose korrektim i numrit, çfardo që dëshiron komisioneri

3.Kujdesi për dëgjimin: 1 aparat për secilin vesh çdo tre vjet

4.Kujdesi ortopedik: këpucë ortopedike, sholla ortopedike, aparate të drejtimit të shtyllës kurrizore në rast skolioze

Shteti mendon dhe kujdeset edhe për shëndetin e Komisionerëve të KPK gjatë udhëtimeve që ata mund të bëjnë

Sigurimi në udhëtim

Shpenzimet për emergjencat mjekësore 1250000 lekë dhe kudo në botë.

Sigurimi i jetës

Përfitimi për vdekje natyrore dhe aksidentale-20.000.000-brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë

Kujdesi parandalues- check-up

Europë-Shqipëri-15000 lekë-1 herë në vit

Në fund të kontratës thuhet se këto adresohen vetëm për 12 komisionerë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas

Tragjike/ Avioni përplaset në qytet, raportohet për viktima

Para

Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person

Para
E rëndë/ Kushuriri vret djalin e dajës para shtëpisë për një karrocë me çimento

Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.