Çudirat nuk kanë të sosur në vendin tonë dhe një e tillë paraqitet dhe nga Spitali i Fierit.
Drejtoresha e spitalit rajonal Fier, Brunilda Çami përmes një shkrese ka firmosur një vend pune për veten e saj gjatë kohësh që mban edhe detyrën e titullarit të institucionit.
Shkresa që ka siguruar “Opinion.al” daton më 8 Mars 2017 dhe i drejtohet vartësve të saj, zv.drejtorit administrativ të spitalit, burimeve njerëzore dhe kryeinfermieres.
Në shkresë shkruhet: znj Brunilda Abas Çami të emërohet mjeke e përgjithshme në punktin e kujdesit paliativ pranë spitalit rajonal Fier. Periudha e punësimit deri më 10 qershor 2017, konsiderohet provë. Po kështu drejtoresha i ka përcaktuar edhe pagën e dytë vetes që shkon diku tek 530 mijë lekë ( të vjetra) në muaj. Në fund shkresa firmoset e vuloset nga vetë znj. Çami.
Ky është një rast i pastër abuzimi i drejtuesve të spitaleve që kanë bërë çfarë kanë dashur me paratë publike.
Në një kohë që shumë njerëz janë të papunë në vendin tonë rroga e dytë e Çamit fare mirë mund t’i jepej një mjeku tjetër.
Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shoqërore apelohen të marrin masa ndaj rasteve të tilla flagrante. (E.K/SHUPLAKA)