Sipas një dokmenti të siguruar nga “Shuplaka”, Bashkia e Vlorës i ka dhënë për 2 muaj rresht një shesh publik një partie politike.
Dokumenti në fjalë është përgjigja që i ka kthyer Bashkia e Vlorës Lëvizjes Socialiste për Integrim në kërkesën e saj për të mbajtur takimet e saj elektorale duke i thënë se “sheshi i është dhënë një subjekti tjetër publik”.
“Në përgjigje të kërkesës suaj ju sqarojmë se Bashkia Vlorë me shkresën nr. 3314/1 datë 5.05.2017 i ka dhënë leje një subjekti tjetër për përdorim nga data 01.05.2017 deri më datën 30.06.2017 sheshin para Pallatit të Sportit “Flamurtari” Vlorë për qëllime elektorale. Ju sugjerojmë të bëni kërkesë për përdorim të ndonjë ambjenti tjetër”, – shkruhet në dokumentin që mban firmën e kryebashkiakut Leli.
Në dokument shihet firma e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lela e që mban datën 7 qershor, lidhur me ngjarjen në fjalë.
Kush të jetë ky subjekt politik që kreu i Vlorës i ka dhënë sheshin publik për 2 muaj rresht që më pas mos të ketë mundësi asnjë subjekt tjetër për fushatë?! (M.D/Shuplaka)