Skandal i ri në fushatë. Edukatoret e kopshtit publik në Kavajë detyrojnë fëmijët të thërrasin ”Edi Rama’.
Kjo është video flagrante ku dëgjohen që vogëlushët brohorasin në kor.
Për 37 sekonda me radhë, por fëmijët e kanë vazhduar edhe më tej brohoritjen. Bëhet fjalë për kopshtin ”26 marsi” në qytetin e Kavajës. Zëri i vocërrakëve dëgjohet aq shumë, sa edhe pse kamera që regjistron pamjet ndodhet në largësi ka arritur të kapë mirë volumin. ”Eeedi Raaama”, ”Eeedi Raaama”, thërrasin fëmijët. (V.G/SHUPLAKA)