13:51 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SKANDALI/ Eurodeputetja qipriote: Jam në Vorio-Epir, Shqipëria presion mbi minoritetet është vegël e Turqisë

09:35 | 03/12/2016
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit
0
SKANDALI/ Eurodeputetja qipriote: Jam në Vorio-Epir, Shqipëria presion mbi minoritetet është vegël e Turqisë

Eleni Theocharous, eurodeputetja greke e Qipros, ka bërë një deklaratë skandaloze gjatë fjalës së saj në takimin “Jo grabitjes së pronave, pro zhvillimit dhe integrimit në BE”, organizuar nga PBDNJ, Organizata Omonia, Aleanca për Mbrojtjen e Pronës së Bregdetit, Bashkimi himarjot i Amerikës dhe Bashkimi himarjot i Athinës.

Ajo deklaroi nga Tirana se ishte në Vorio-Epir dhe se Shqipëria duhet të lejojë të drejtën e shprehjes, të drejtën e qarkullimit të librave, duhet të marrë në konsideratë faktin se Greqia e ka ndihmuar Shqipërinë dhe se shqetësimet nga kjo e fundit nuk janë të justifikuara.

Që në fillim Theocharous tha se ndodhet në Vorio-Epir, një deklaratë skandaloze që meriton reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

“Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë, që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek.”, teksa deklaroi më tej se Shqipëria duhet të lejojë të drejtën e shprehjes, të drejtën e qarkullimit të librave, duhet të marrë në konsideratë faktin se Greqia e ka ndihmuar Shqipërinë ndaj shqetësimit nga kjo e fundit nuk janë të justifikuara.

Sipas eurodeputetes qipriote, ka ardhur momenti për rezistencën e fundit që grekët mundet të bëjnë, duke zhvendosur kërcënimet greke nga Parlamenti Europian drejt Tiranës.

“Greqia e nxituar ka miratuar që Shqipëria të vazhdojë me integrimin, sepse ky vend kalon në nivel shumë të lartë të krimit dhe korrupsionit, ushtron presion me minoritetet dhe është një vegël e Turqisë, duke lejuar shkollat e myslimanëve.”, u shpreh Theocharous gjatë aktivitetit ku ishte i pranishëm dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Dule tha se nuk duhet të lejohet që Himarët t’i shkëputen prona, për aq kohë sa nuk ka ndodhur në shekuj me radhë, mirëpo në njoftimin që u bënte anëtarëve dhe medieve kreu i PBDNJ-së nuk deklaronte se në Tiranë do vinte ndonjë eurodeputete që Shqipërinë do ta quante Vorio-Epir që do të thotë Epiri i Veriut një ide shoviniste përdorur nga grekët për referim të vendit tonë.

“Sot, më datë 2 dhjetor 2016, ora 18:00, në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) në bashkëpunim me organizatën OMONIA, Aleancën për Mbrojtjen e Pronës së Bregdetit (AMPB), Bashkimin Himarjot të Amerikës, si dhe Bashkimin Himarjot të Athinës, organizon takim të hapur me temë ” Jo grabitjes së pronave, pro zhvillimit dhe integrimit në BE! “, me qëllim informimin e publikut. Në këtë takim do jenë të ftuar Eurodeputet, Deputet të Parlamenti grek etj.”, citohej në lajmërimin e PBDNJ-së.

 

Etiketa: Eleni Theocharousminoritetepresionshqiperiturqivangjel dule. pbdnjvorio-epir
Pas

Miliardieri kinez: Kush martohet me vajzën time lesbike, fiton 180 milionë dollarë

Para

Identifikohet kalimtari që i kaluan makinat sipër, arrestohet gruaja që e aksidentoi

Para
Aksident në autostradën Tiranë- Durrës. 40-vjeçari ndërpret rrugën, makinat i kalojnë sipër

Identifikohet kalimtari që i kaluan makinat sipër, arrestohet gruaja që e aksidentoi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat/ Ndërhyrje nga ajri, era favorizon përhapjen

Kurbin / Operacioni antikanabis “Koordinata” godet kultivimin e kanabisit në Fushë-Milot

Putin nuk ndalet, përgatit sulm me 2 mijë dronë ndaj Ukrainës! Rusia: Kemi përpauar në lindje dhe jug

Radhimë / Ndërtonte pa leje një beach bar dhe zinte hapësirë publike,shpallet në kërkim 45-vjeçari

Irani bie dakord me tre vende evropiane për rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor, çfarë ndodh nëse nuk arrihet një marrëveshje

Shkodër / Arrestohet 31-vjeçari që ndihmonte emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin

Transferonin paratë e krimit nga Zvicra drejt Shqipërisë/ SPAK godet rrjetin kriminal të përfshirë në trafik droge

Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër/ I vendoset kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.