Emisioni “Boom” i është rikthyer sot temës së marrjes së rryshfetit të një polici Italian të policisë lokale në zonën e Trentos, kundejt një shoferi shqiptar, pa i dhënë një gjobë. Vendimi u mor, pas reagimit në mediat italiane të komandantit të policisë lokale, Marco D’Arcangelo. Komandanti ka pohuar se materiali është dërguar në prokurori. Nëse kjo do të ishte e tëra, emisioni “Boom” do të kishte vetëm falënderime për të, por komandanti i policisë ka bërë edhe komente që normalisht mund të bëheshin pasi të shprehej prokuroria dhe pasi të bëhej ekspertiza e materialeve. Le t’i marrim me rradhë. Nuk do të merremi as me deklaratat se po prishet imazhi i Alto Garden, sepse “Boom” nuk është përgjegjës për imazhin, apo për sjelljen e askujt, në asnjë vend të botës. Nuk do të merremi as me deklaratat në janë miliona shqiptarë në Itali, apo disa qindra mijë, sepse “Boom” nuk merret as me dijet e kujtdo qoftë. Por po sjellim disa fakte:
1) Komandanti thotë që është e vështirë të identifikojnë subjektin, sepse bëhen 16 mijë gjoba në vit. Ndihma jonë: Në emision shoferi shqiptar ka thënë qartë se ngjarja ka ndodhur në 8 tetor 2017. Gazetarët italianë nga pamjet ndoshta kanë identifikuar se makina është ndalur në rrugën Santoni ad Arco, përballë Galaservice. Pamjet e policit që ka bërë ndalimin i keni. Keni po ashtu të dhënën se pse është ndaluar makina dhe çfarë duhet shënuar në fletën e gjobës, marmitë jo e homologuar. Atëherë ku qëndron vështirësia të zbulohet fleta e gjobës? 2) Në pamje duket qartë se shoferi shqiptar jep dy herë para, një herë 40 euro dhe një herë 50 euro, pra 90 euro. Komandanti thotë, se emisioni “Boom” si emision skandalesh i karakterit të “Striscia la notizia”, nuk e di se një shqiptar që nget makinën në Itali (vetëm për shqiptarët?!) duhet të paguajë menjëherë gjobën , sepse këto janë ligjet. Nuk i hyjmë termit që ka këtë konotacionin e keq “një shqiptar që nget në Itali”, sepse mund të lidhet me gjendjen momentale të komandantit, por nëse ai arrin të shpjegojë përse vartësi I tij ka marrë një herë 40 euro dhe pastaj 50 euro do ishte mirë. 3) Në pamje lexohet qartë goja e vartësit të komandantit i cili shprehet “pochi, pochi”, që do të thotë (pak, pak). Për çfarë po thotë pak, vartësi i komandantit? Çfarë janë pak? Shpresojmë që edhe këtë ta zgjidhë prokuroria. 4) E fundit nga ato që arritëm ne si emision të nxjerrim, pa filluar të angazhojmë ekspertët, në të dyja pamjet ajo pranë makinës së policisë dhe ajo kur shoferi shqiptar i afrohet makinës së tij, në duar duket qartë që ka vetëm pasaportat dhe siguracionin e jetës. Nuk po e përmendim që koha nga marrja e 50 euroshit të fundit tek largimi i shoferit, është aq e shkurtër dhe ai duket se nuk ka asnjë sekondë të pambuluar me filmim që të dyshonim të paktën se ka firmosur ndonjë gjobë brenda në makinë, dhe ua ka lënë policëve aty pa e marrë me vete.
Por nuk u mjaftuam me kaq. Qytetari shqiptar, erdhi sërish në redaksinë tonë, këtë rradhë i thirrur nga emisioni “Boom” dhe ka dhënë sërish një intervistë. Këtë rradhë ai ka treguar edhe avokatin që kontaktoi në Trento menjëherë pas ngjarjes, i cili madje i kishte propozuar të lidheshin me marrshallin dhe t’i bënin një grackë personave përgjegjës. Ka treguar po ashtu komunikimet në facebook po atë ditë, pra 8 tetor 2017 me njerëz të afërm apo miq të tij ku tregonte ngjarjen dhe u kërkonte ndihmë se çtë bënte. Ka treguar po ashtu edhe për takimin e rastësishëm me dy karabinierë, të cilët menjëherë I kanë ofruar ndihmë. Dhe çudia e madhe, ka treguar se policin që e kishte filmuar e hasi sërish në një local, dhe ai I është shprehur se shpëtove mirë. Pse nuk i ka bërë denoncimet? Kjo është pyetja që iu drejtua edhe nga ne të “Boom”. Sepse kishte frikë për veten, kishte frikë nga hakmarrja e italianëve, kishte frikë për bashkëshorten. Thjesht ishte I trembur për familjen. Shoferi shqiptar e ribëri rrëfimin e tij, dhe deklarimin se është i gatshëm t’i shkojë kësaj çështjeje deri në nxjerrjen e të vërtetës. Edhe qëllimi I “Boom” ky është. Të dalë e vërteta.