Ish-kryeministri Sali Berisha tha në “Debati në Channel One” se me arrestimet e protestuesve kuksianë për aktin e tyre në Rrugën e Kombit, ka ndodhur ‘dicka që as në diktaturë nuk ka ndodhur’.
Berisha u shpreh se flet-arrestet iu dhanë policisë për t’i plotësuar ato vetë me emra qytetarësh.
“Një prokuror kriminel i jep bllokun e flet arresteve policisë. ‘Mbushi vetë!’ Gjëja që për hir të së vërtetës nuk ndodhte. Në diktaturë prokurori ta priste fletën e arrestit. Nuk ja jepte policisë.
Çfarë gjeti Avokati i Popullit? Gjetja më trondistëse, në fletushka ishte shkruajtur numri i flet-arrestit, por nuk ekzistonte flet arresti i mbushur.
Flet-arrestet janë një fletë blloku dhe ai i kishte dhënë nga ky numër në këtë numër, sa të duhen 30, fillo me këtë numër. Një shkelje flagrante e kushtetutës.” – tha ish-kryeministri për në lidhje me atë që ka ndodhur mëngjesin herët të të dielës me arrestimet e 23 banorëve të Kukësit.
(E.L/Faxweb)