04:43 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandali i bojkotit të Këshillit Bashkiak Skrapar/ Naço zbulon përgjegjësin: Mendon se do rrisë votat dhe meritat!

18:25 | 24/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali i bojkotit të Këshillit Bashkiak Skrapar/ Naço zbulon përgjegjësin: Mendon se do rrisë votat dhe meritat!

Ish-ministri i Drejtësisë dhe tani deputeti i LSI, Nasip Naço, i ftuar në studion e Fax News për të folur për mbledhjen e Këshillit Bashkial të Skraparit për ndihmën ekonomike të disa nga familjeve në këtë bashki.

Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Skrapar për miratimin e ndihmës ekonomike dhe Kempit për rreth 800 familje të zonës. Por mungesa e këshilltarëve të Partisë Socialiste, bëri që të mosplotësohej kuorumi i nevojshëm për hedhjen e draftit në votim, duke e shtyrë procesin dhe duke mos u mundësuar ende familjeve të zonës ndihmën ekonomike.

Ish-ministri Naço, u shpreh akuzoi deputetin socialist të Skraparit, Adnor Shameti, si shkakun e shtyrjes së mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Skraparit.

“Mosmarrja pjesë e këshillëtarëve socialistë është një akt tejet i rëndë.” – tha Naço.

“Është një vendim nga më të turpshmit që ka ndërmarrë një deputet. Të gjithë deputetët e qarkut të Beratit duhet të jenë zgjidhja dhe jo shtimi i problemeve duke i detyruar të largohen nga Skrapari e nga Shqipëria.

Jemi i vetmi vend në Evropë që TVSH për artikujt e shportës e kemi 20% kur 5% e ka Franca e Italia.

Mospjesëmarrja e këshilltarëve socialistë në seancën për miratimin e ndihmës ekonomike dhe Kempit dhe shtyrja pas dy javësh është për të treguar që ata të thonë se “ne jemi shpëtimtarët”. Përgjegjës për këtë është deputeti Adnor Shameti.

Kjo qeveri punon për oligarkët jo për qytetarët.” – tha Nasip Naço.

Në lidhje me një reagim qytetar për mosvotimin e ndihmës ekonomike, Naço tha se nuk i kemi nxitur qytetarët për protestë sepse kemi dashur ta zgjidhim këtë problem pa i përdorur ata politikisht.

“Nëse nuk zgjidhet në këtë formë do të bëjmë thirrje për sensibilizim.” – tha ai.

“I kemi dhënë provat që kur kemi qeverisur me PS që nuk kemi qenë vasal i askujt por kemi identitetin dhe filozofinë tonë.

Në disa komisione që PS nuk i plotëson numrat, ne nuk mund të shkojmë që të bëhemi vasalë e të plotësojmë numrat për të vijuar mbledhjen.” – tha ish-ministri për kordimin e aksionit opozitar me Partinë Demokratike nëpër komisionet e ndryshme parlamentare.

Sa i përket komisionit të ligjeve, deputeti dhe ish-ministri Naço tha ky komision dy javët e fundit nuk është mbledhur.

(E.L./Faxweb)

Pas

SKANDALI/ Socialistët sabotojnë ndihmën ekonomike për familjet në Skrapar, Spahiu: 876 familje janë lënë në mjerim!

Para

A kanë ngecur bisedimet me Greqinë? Bushati tregon arsyen e vonesave: Javën tjetër takohen ekspertët

Para
A kanë ngecur bisedimet me Greqinë? Bushati tregon arsyen e vonesave: Javën tjetër takohen ekspertët

A kanë ngecur bisedimet me Greqinë? Bushati tregon arsyen e vonesave: Javën tjetër takohen ekspertët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.