Për herë të dytë brenda muajsh Shqipëria është duke u përfshirë në një rast flagrant të shkeljes së të drejtave të njeriut, dhe që lidhet pikërisht me deportimin e dy shtetasve turq, që akuzohen për grusht shteti nga qeveria e Rexhep Taip Erdogan, mikut apo vëllait të Edi Ramës.
Pavarësisht se Gjykata e Apelit në Tiranë i dha të drejtë shtetasit Selami Simsek, duke e liruar, atij duket se nuk i është pranuar kërkesa për azil që ka bërë në vendin tonë. Mbrëmjen e djeshme Simsek është dërguar në mënyrë të paprecedentë në ambientet e ministrisë së brendshme, ku dhe është marrë në pyetje nga ana e policisë.
Ajo që e bën edhe më flagrante të gjithë këtë ngjarje është fakti se policia ka ndaluar dhe gazetarin e Fax News, Bekim Bici, i cili ishte duke ndjekur nga afër ngjarjen. Ai kërkoi që të intervistonte Simsek por nuk u lejua nga ana e policisë, dhe u shoqërua për në komisariat me urdhër nga ”eprorët”.
Duket se shkak për irritimin e punonjësve të policisë, edhe në drejtim të mediave, u bë fakti se në Ministrinë e Brendshme ka mbërritur dhe vetë Sandër Lleshaj, dhe e gjithë kjo çështje është kërkuar që të mbahet në fshehtësi të plotë, njësoj si në rastin e Harun Çelik, për të cilin Shqipëria mori kritika të ashpra edhe nga segmente të PE-së.
Videoja e mëposhtme tregon dhe momentet e shoqërimit të gazetarit, që sipas policisë duhet ti bëheshin verifikimet në komisariat, edhe pse ai kishte mjet identifikimi si gazetar.
Avokati i Simsek, Elton Hyseni tha paraditen e sotme se klienti i tij u dërgua në qendrën e azilantëve në Vorë.
I ati i Simsek që kishte mbërritur në vendin tonë nga Turqia është shprehur në një prononcim për Fax Neës mbrëmjen e djeshme, se nuk e di çfarë do të bëhet me fatin e të birit, ndërsa edhe më herët kanë kërkuar që të mos deportohet në Turqi pasi mund të përballet me ndëshkim tjetër nga shteti i tij.
“Im bir pasi kreu dënimin me burg prej tetë muajsh, shkoi tek Drejtoria e Emigrimit dhe Kufirit, pasi kreu të gjitha procedurat për të kërkuar azil, pasi doli nga zyra e emigrimit, ai nuk shkoi në Babrru tek kampi ku ishte përgatitur të shkonte, por shëtit që prej pasdites me makinë, dhe jam në ankth se çfarë do të bëhet me fatin e tim biri”, tha i ati i Simsek per Fax News.
Gjykata e Apelit Tiranë pranoi kërkesën e shtetasit turk Selami Simsek për ta liruar nga qelia për shkak se i ka mbaruar afati i paraburgimitGjykata e Tiranës vendosi në fund të muajit janar dënimin me 12 muaj burg të Simsek për akuzën ‘falsifikim dokumentesh’, ndërsa u kap në tentativën për tu larguar drejt Kanadasë me pasaportë false.
Rasti i Simsek u bë shumë mediatik pas ekstradimit të Harun Çelik drejt Turqisë, pasi kërkohej si gylenist, bashkëpunëtor në puçin e organizuar nga Erdogan pak vite më parë.
Simsek gjithashtu kërkohet nga autoritetet turke për të njëjtën vepër penale, ndërsa ky i fundit ka kërkuar azil në Shqipëri me pretendimin se në Turqi i rrezikohet jeta.
Lexo edhe lajmin:
(E.K/Faxweb.al)