Pas skandalit të McGonigal, ish-agjentit të FBI, i cili akuzohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare, Sali Berisha ka kerkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se largimi i Ramës është objektivi i panegociueshëm, ndërsa i bëri thirrje të gjithë demokratëve që të mobilizohen për betejën e fundit.
Sipas Berishes, Rama mobilizoi kundër Partise Demokratike agjenturën ruse nën petkun e organizatës më të fuqishme FBI.
“Jam sot këtu para jush për të kërkuar largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit.
Jam sonte këtu për të deklaruar se për PD, popullin opozitar, ky objektiv është absolut dhe i panegociueshëm.
Prevalon mbi cdo gjë tjetër. Pa largimin e këtij armiku të egër të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër.
Demokratët dhe demokratët kudo që janë në Shqipëri dhe jashtë saj duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë dhe këtë mosntër, me këtë demon të pushtetit, i cili duke mos njohur ligj dhe parim, mobilizoi kundër kësaj partie agjenturën ruse nën petkun e organizatës më të fuqishme FBI”, tha nder te tjera Sali Berisha.