Prej muajsh, Komiteti Teknik i Ekspertëve i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ndërsa nuk kanë të sosur shkeljet e zyrtarëve të qeverisë. Këtë herë, zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është parë në mbledhjet e shtabeve elektorale që po zhvillohen nga Partia Socialiste.
Ishte vetë ish zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, e cila publikoi fotografitë ku dukeshin më shumë se 10 persona të pranishëm, një pjesë e të cilëve ishin pa maska. Pra, qeveria që bën vazhdimisht thirrjet “mbani maska” dhe “respektoni distancën sociale”, nuk i respekton vetë ato që i sugjeron popullit.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2021/01/foto1-6-225x400.jpg)
Shkeljet nisin që prej Mira Rakacollit, e cila ka pranuar të bëhet pjesë e një takimi ku janë të pranishëm më shumë se 10 persona, gjë që është e ndaluar në kuadër të masave të pandemisë së koronavirusit. Por fotografitë nuk qëndruan gjatë në profilin e Gjebreas.
Dikush mund ti ketë treguar gafën që ka bërë në rrjete sociale, ose e ka vënë re menjëherë nga reagimet në komente dhe zëvendësoi me urgjencë fotografitë. Veprimi i saj nuk e zhbën përfshirjen e Rakacollit në një mbledhje, për të cilën duhet të merrte masa, jo më të përfshihej.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2021/01/elonaaa-232x400.jpg)
Mesa duket, qeveria shqiptare nuk do të ndalet, ndonëse vazhdimisht bie pre e skandaleve të ndryshme. Nuk mbetet jashtë vëmendjes rasti i famshëm “Tirja” në spitalin që drejtohet nga bashkëshorti i Mira Rakacollit, Perlat Kapisyzi.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2021/01/elona12-242x400.jpg)
“Shefqet Ndroqi” është kthyer në Covid 2 për të trajtuar pacientët e infektuar me Covid. Para disa ditësh, një emision investigativ zbuloi skandalin korruptiv pasi Tire Alldervishi, sanitarja që shtirej si infermiere zhvati 8 milionë lekë vajzës së një gruaje të shtruar në spital, e cila ndërroi jetë.
Jo vetëm ky rast nxjerr zbuluar menaxhimin e pandemisë nga qeveria “Rama”. Fax News ka raportuar aktet e vetëvrasjes të kryera nga pacientët e infektuar, të cilët hidheshin nga dritaret apo ballkonet e spitalit duke i dhënë fund jetës, por nuk ka asnjë informacion se çfarë rëndon gjendjen e tyre psikologjike.