“Skandali i radhës”, kështu e quan ish-deputetja e PD Jorida Tabaku qëndrimin në ambientet e komisariatit numër 4 në qytetet të një vogëlusheje 5-vjeccare.
Sipas Tabakut ajo dhe familja e saj mbahen në komisariat që prej ditës kur protestuan në mbrojtje të banesave të tyre në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë.
Tabaku shkruan:
“Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5-vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotsjellës përpara dy ditësh, i nxorën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta. Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që i nxin faqen Shqipërisë përditë!”
Kujtojmë se më zonën e Bregut të Lumit u shembën 7 banesa, dhe pritet që të shemben dhe 31 banesa të tjera.
(E.K/FAXWEB.AL)