Fax News bën me dije se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan ka përfunduar hetimet për çështjen e skandalit të rrugës Elbasan-Gjinar dhe ka depozituar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.
11 zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe 3 shoqëri tregtare akuzohen për shpërdorim detyre.
Të pandehurit në akuzën e Prokurorisë së Elbasanit, për shpërdorim detyre janë këta persona fizikë dhe juridikë:
- Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën 22.01.2008 – 07.10.2013,
- Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017,
- Rexhep Tarba, Mbikqyrës i punimeve, adminstrator i shoqërisë “Zenit-06” sh.p.k,
- Agron Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k,
- Kujtim Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k,
- Rezarta Bokçiu, administratore e shoqërisë “Arifaj” sh.p.k.,
- Lek Tushaj, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Cilësisë pranë ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,
- Astrit Qafa, Përgjegjës i Sektorit të Kualifikimit pranë ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,
- Malvina Kallabaku, Specialiste, Sektori i Kualifikimit pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit,
- Afërdita Basha, Specialiste, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit,
- Kastriot Braha, Specialist, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,
- Shoqëria tregtare “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, me Nipt.K12911201C, me qendër në Elbasan,
- Shoqëria tregtare “Arifaj” sh.p.k, me Nipt.J76418907K, me qendër në Tiranë,
- Shoqëria tregtare “Zenit-06” sh.p.k, (“Zenit & CO”), me Nipt.K61731002D, me qendër në Tiranë.\
(E.L./Faxweb)
Discussion about this post