Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nëpërmjet një satusi në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me audio-përgjimet ndaj nënkryetari të KQZ-së, Denar Biba ku ky i fundit dëgjohet t’i kërkojë gjyqtarit Ledi Bianku të ndikojë në Gjykatën e Strasburgut për pezullimin e vendimeve për çështjet e pronave të shtetasve shqiptarë.
Në statusin e tij Berisha e konsideron: Një skandal audio-përgjimin e publikuar ditën e sotme, ku sipas tij kryekumbari Noriega me sekretarin e përgjjthshëm të mafies shtetërore don Agaçio, kërcënojnë haptas në mënyrën më kriminale në tempullin e drejtësisë të Europës, në Gjykatën Europianë të të Drejtave të Njeriut, anëtarin e kesaj gjykatë Ledio Bianku.
Më tutje ish-kryeministri ka shkruar se ky akt është i pashembullt duke dëshmuar se mafia qeveritare shqiptare është një rrezik real serioz për institucionet europiane të drejtesisë.
Sipas tij i gjithë ky skandal bën që vendi të rrezikojë përjashtimin nga Këshilli i Europës.
Statusi i plotë:
“Super Skandal!
Kryekumbar Noriega dhe sekretari i pergjithshem i mafies shteterore shqiptare, don Agaçio kercenojne gjykatesin ne tempullin e drejtesise te Europes, Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.
Te dashur miq, kryekumbar Noriega me sekretarin e pergjjthshem te mafies shteterore don Agaçio, kercenojne haptas ne menyren me kriminale ne tempullin e drejtesise te Europes, ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut, anetarin e kesaj gjykate zotin Ledio Bianku.
Ata i kerkojne gjykatesit te ndikoje tek kryetari i kesaj gjykate per te hedhur poshte dhe mos shqyrtuar dosjet e derguara nga pronaret legjitim te pronave te tyre te grabitura nga qeveria.
Ky akt kriminal mafioz i pashembullt deshmon se mafia qeveritare shqiptare eshte nje rrezik real serioz per institucionet europiane te drejtesise. Ky akt nderkombetarisht i denueshem, qe rrezikon perjashtimin e Shqiperise nga Keshilli i Europes, deshmon dhe nje here pse dergohet per kater here me radhe perfaqesuesi i familjes mafioze Xhafa per tu zgjedhur anetar i Gjykates se Strasburgut.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar te Norieges, mafiozit me te rrezikshem te Europes, le te paralajmerojme Edi Ramen se per cdo cenim qe mund ti behet gjykatesit ne detyren e tij do marre pergjigjen qe meriton.
Ju lutem ndiqni biseden e kercenimit te bere me porosi te Rames dhe Don Agacios nga famozi Denar Biba me Gjykatesin Ledio Bjanku. sb”
Kujtojmë se në audio-përgjimin e publikuar ditën e stome, Biba dëgjohet teksa shantazhon Biankun në emër të krahut të djathtë të Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit. Për këtë arsye Prokuroria ka nisur hetimet.
(E.V/Faxweb.al)