Ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani ka reaguar lidhur me përgjimin e publikuar që tregonte shantazhimin e gjyqtarit shqiptar në Strasburg Ledi Bianku lidhur me çështjen pronave përmes Denar Bibës.
Bogdani përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Biba me urdhër të Ramës shkoi dhe kërcënoi gjyqtarin e Strasburgut, me të vetmin qëllim që qeveria shqiptare të mos dëmshpërblejë pronarët e ligjshëm në Shqipëri.
“Eshte per t’i hequr kapelen per qendrimin dhe integritetin gjygjtarit Bianku, te pakten ka ende shprese per sa kohe ka ende njerez te tille, edhe pse fatkeqesisht numerohen me gishtat e duarve”, shkruan ndër të tjera Bogdani.
Postimi i plotë:
…ne te gjithe kete histori llumi e shantazhi, ajo qe po mbetet jashte fokusit eshte qellimi per te cilin Rama dhe emisaret e vet i bejne shantazh, presion, joshje gjygjtarit te Strasburgut!!! …dhe ky eshte qendrimi qe kjo qeveri ka per pronen dhe pronaret, ky mafioz pronash pseudo-socialist ne fasade, po kapitalist grabitqar ne thelb, te cilet edhe kur kane vendime te ligjshme nga Strasburgu nuk do t’i demshperbleje!!! …kjo eshte nje nga shume bemat e gjemat qe po ben me pronen e pronaret sot qeveria, qe nga bregdeti e deri tek Teatri e kryeqyteti!!! … prona qe njehere e nje kohe ia mori PPSH-ja, ndersa sot po ia gllaberon PPP-ja!!!
Eshte per t’i hequr kapelen per qendrimin dhe integritetin gjygjtarit Bianku, te pakte ka ende shprese per sa kohe ka ende njerez te tille, edhe pse fatkeqesisht numerohen me gishtat e duarve!!!
(B.H/Faxweb)