10:10 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandali/ Ja si trajtohen fëmijët në institutin shtetëror të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi” (FOTO)

19:14 | 05/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali/ Ja si trajtohen fëmijët në institutin shtetëror të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi” (FOTO)

Një investigim disa ditor i emisionit “Boom” në institutin shtetëror të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, ku morën pjesë disa gazetarë, ka nxjerrë në dritë të vërteta të dhimbshme mbi trajtimin që u bëhet këtyre fëmijëve të moshës 5-15 vjeç.

Pavarësisht se për këtë shkollë jepet një fond jo i vogël nga shteti shqiptar, kushtet më minimale janë skandaloze. Dhe po flasim për kushtet minimale të të ushqyerit. Kamerat e fshehta të gazetarëve tanë kanë rregjistruar rrëfimin se për 66 fëmijë egziston vetëm një frigorifer i vogël edhe ai i ndryshkur. Ushqimi, kuota ditore sipas drejtorit është 2.200 lekë (të vjetra), jo pak herë është jashtë standarteve. Kamera ka arritur të kapë një drekë vetëm me fasule, ndërkohë që drejtori ka pohuar se nuk mungojnë sallata dhe frutat. Jo vetëm kaq.

Për darkë, emisioni “Boom” ka kapur një tavolinë të shtruar me një fetë bukë me çokokrem dhe një gotë qumësht, e vetëm pak minuta më pas vetë fëmijët shprehen se ushqimi nuk hahej. Fëmijët, (të mos harrojmë janë me probleme shikimi), përdoren edhe për të zëvendësuar rojen, apo zgjohen disa prej tyre që në 6.45 të mëngjesit për të qenë në kuzhinë. Letra e një fëmije të këtij instituti mbërritur në redaksinë e “Boom” ka përshkrime akoma më të pabesueshme, si ushqime që rrinë në magazinën e mbushur me minj dhe mace, salçiçe të thartuara. Kur vijmë tek higjena fëmija pohon se shumë prej shokëve të tij janë me parazitë sepse kujdestarët kanë thënë se nuk ka shampo. Po ashtu peshqirët e çarçafët janë të konsumuar prej vitesh.

Sipas këtij fëmije, kjo letër u është dërguar edhe në zyrat e kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Avokatit të Popullit. Emisioni “Boom” ishte institucioni i fundit ku janë drejtuar këta fëmijë që nuk kërkojnë as luksin e zyrës së drejtorit dhe as vëmendjen e kamerave të zyrtarëve shqiptarë; thjeshtë kërkojnë trajtim njerëzor, ushqim, veshje dhe pak dashuri.

Etiketa: “Ramazan Kabashi”-TRAJTIMI FEMIJEVE-SKANDALI-BOOM
Pas

Përmbytjet, EC: Shtohet rreziku për erozion, bëni kujdes në këto zona

Para

Basha: Dorëheqja e mjekëve tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë

Para
Basha publikon denoncimin e nëpunësit të zyrës: Ja si e mori Tahiri në mënyrë të kundraligjshme patentën detare 

Basha: Dorëheqja e mjekëve tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çmimi i naftës bie pas lajmit për armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit

Mossad u dërgon ultimatum gjeneralëve iranianë: Largohuni brenda 12 orësh

Armëpushimi zgjati vetëm pak orë? Izraeli identifikon raketa të lëshuara nga Irani, aktivizohet sistemi mbrojtës

Izraeli rihap hapësirën ajrore pas marrëveshjes për armëpushim me Iranin

Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohet tutorja kineze

Sherr mes dy personave në Tropojë, plagoset me thikë 23-vjeçari

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën, janë hapur 606 kuti! PD ka humbur 309 vota, PS 223

Trump njoftoi armëpushimin në Lindjen e Mesme, Izraeli rihap hapësirën e tij ajrore

Armëpushimi Iran-Izrael, familjet e pengjeve i bëjnë thirrje Netanyahut: Përfshini edhe Gazën!

Merz: Mirëpresim armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.