Situata e zjarrit në vend paraqitet alarmante dhe ajo që është e qartë është fakti se mungojnë tërësisht mjetet për shërbimin e zjarrëfikësve.
Këtë e ka konfirmuar dhe vetë kreu i shërbimit zjarrfikës Alfred Kristuli në një prononcim për ‘’Report tv”.
Ai sqaroi se aktualisht në Shqipëri flota e mjeteve që shërbejnë për ruajtien e zjarrit është e amortizuar në masën 70% dhe ato janë të vit prodhimeve 1960-1970-1980.
Po sipas Kristulit në inventarin e drejtorisë së shërbimit zjarrfikës nuk ezkiston asnjë mjet ajërorë për shuarjen e zjarrit qoftë helikopter, avion.
Pa stacion të shërbimit zjarrfikës janë edhe një pjesë e madhe e zonave bregdetare si Velipoja, Golemi, Divjaka, Dhërmiu, Zvërneci, Jala, Spilleja, të cilat sipas Kristulit mbulohen me këtë shërbim nga bashkia e qarkut.
Një tjetër mangësi e shërbimit zjarrfikës është edhe autoshkalla e cila disponohet vetëm në 10 qytete por një pjesë e madhe e zonave urbane dhe pse zjarret mund të bien në katet e larta, ky shërbim nuk ofrohet.
Një situatë të tillë e konfirmoi dhe Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i cili bëri apel për më shumë investime. (E.K/SHUPLAKA)