09:10 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SKANDALI/ “Lepur i egër i marinuar me qumësht”, Ardit Gjebrea promovon gjuetinë e ndaluar me moratorium

15:21 | 25/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDALI/ “Lepur i egër i marinuar me qumësht”, Ardit Gjebrea promovon gjuetinë e ndaluar me moratorium

Në një instastory të postuar të shtunën në instagram, moderatori i “Të dielës shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea tregon një kuzhinier që po shpjegon disa gatime me mish.

Gjebrea po pyet kuzhinierin e quajtur Fabio dhe ky i fundit po i përgjigjet se gatimet janë: lepur i egër i marinuar me qumësht dhe derr i egër i marinuar me verë të kuqe.

Në lidhje me këtë video, ka reaguar një forum gjuetarësh me rreth 12 mijë anëtarë, grupi i të cilëve në Facebook mban emrin “Gjuetia Pasion i Lindur”. Në këtë grup, është denoncuar edhe videoja instastory e Ardit Gjebreas.

Ky grupim gjuetarësh shprehet se videoja ku ai bashkë me kuzhinierin duken duke reklamuar gatimin e mishit të kafshëve të egra, i ka shqetësuar gjuetarët për disa arsye.

Më e rëndësishmja nga të gjitha është se gjuetia e kafshëve të egra është ndaluar rreptësisht përmes Ligjit nr. 61/2016 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”  (më poshtë).

Ky ligj i miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në 2 qershor 2016, e ka ndaluar plotësisht gjuetinë në vendin tonë me qëllim përmirësimin dhe shtimin e kafshëve.

Nga zbatimi i këtij ligji përjashtohen vetëm rastet kur me leje të posaçme të kërkuar nga ministri në Këshillin e Ministrave, lejohet gjuetia për ato kafshë të cilat konstatohen se janë të mbipopulluara.

Por as mbipopullimi nuk është rasti i lepurit të egër, të cilin kuzhinieri i quajtur Fabio e ka marinuar me qumësht.

Burime nga Fax Web konfirmojnë se që prej 31 janarit të këtij viti (2018), ndalohet kategorikisht gjuetia e lepurit të egër, pasi kjo kafshë është në sezon riprodhimi.

Është e qartë që gjuetia e lepurit, të cilin kuzhinieri me emrin Fabio e ka gatuar dhe Ardit Gjebrea i bën publicitet, është e jashtëligjshme dhe në rastin më të mirë ka një gjobë që nis nga 80 mijë lekë të reja më e pakta.

Grupi i gjuetarëve kanë shprehur shqetësimin se po promovohet gjuetia e paligjshme përmes akteve të tilla kundravajtëse të cilat shfaqen publikisht në media.

Ajo çka promovon Ardit Gjebrea në mungesë të plotë përgjegjshmërie publike përmes këtij publiciteti të restoranteve që gatuajnë kafshë të egra, është gjueti komerciale që dëmton gjuetarët e liçensuar, por mbi të gjitha dhe më kryesorja, dëmton faunën e vendit, kafshët e egra si pasuri natyrore e përbashkët.

Më poshtë po postojmë Moratoriumin e Gjuetisë kaluar në Kuvend më 2 qershor 2016:

https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2016/06/ligj-nr.-61-dt.-2.6.2016.pdf

(E.L/Faxweb)

Pas

Horoskopi sipas Paolo Fox! Mësoni renditjen e shenjave nga më pak e favorizuara tek ajo më me fat

Para

Çfarë i ka ndodhur Xhemi Shehut? Moderatorja kërkon ndihmë publike (FOTO)

Para
Çfarë i ka ndodhur Xhemi Shehut? Moderatorja kërkon ndihmë publike (FOTO)

Çfarë i ka ndodhur Xhemi Shehut? Moderatorja kërkon ndihmë publike (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.