Fax News ka siguruar dëshminë e familjares së personave që mbetën të lënduar pas rrëzimit të ashensorit në zonën e Astirit në Tiranë, mbrëmjen e së shtunës.
Dylbere Qordja familjare Marsela Qordjes (shtatzënë) dhe Merita Sulës flet për Fax Neës, dhe tregon të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë. Ajo thotë se kanqë dëgjuar zhurmë dhe se ashensori ka rënë nga kati i katërt në të parin.
“Merita është në spital, ka fraktura të forta në këmbë, ka thyerje. Po merr trajtim mjekësor. Në ashensor ishin 5 veta mes tyre dy të mitur dhe tre të rritur. Ashensori ka rënë nga kati i katërt në të parin. Fatmirësisht dy fëmijët nuk kanë pësuar lëndime.
Marsela është në regjim shtrati me rekomandim të mjekut për shkak të traumës që ka pësuar. Sot presim ekspertizën nga prokuroria të vijë të shikojë ngjarjen. Ka pasur edhe herë të tjera probleme me ashensorin, madje unë personalisht e kam vënë në dijeni administratorin. Kishte ditë që ashensori dilte jashtë funksionit, qëndronte 2-3 ditë pa punuar”.
Fax Neës foli me administratorin e pallatit i cili mohoi kategorikisht që ashensori të ketë rënë, po ka qenë bllokuar.
“Kush ju tha juve që ashensori ka rënë, gënjeshtër, ai ka qenë bllokuar dhe e kemi hapur me forcë”.
Por ndryshe arsyeton dhe këmbëngul Dylberja.
“Po si është e mundur që deklarohet diçka e tillë, unë kam qenë në banesë kur i përcolla familjarët e mi. U dëgjua zhurma. Po si do të thyente këmbët tjetra me kur ashensori është bllokuar. Ai ka rënë. Po pres ekspertizën nga prokuroria, nuk mund të gënjehet kështu”
(E.K/Faxweb.al)