Firma private dorëzon byzylykët elektronik pranë Ministrisë së Drejtësisë. Dorëzimi është bërë pranë sekretarit të përgjithshëm dhe grupit të punës.
Përfaqësuesit e firmës dorëzojnë 300 byzylykë elektronik që përdoren për të liruarit me kusht. Kujtojmë që ministri i drejtësisë, Gazment Bardhi , i vuri ultimatum kompanisë të dorëzonte byzylykët.
Sipas raportimeve të medias byzylykët kishin defekt. Grupi i punës në Ministrinë e Drejtësisë do të verifikojë 300 byzylykët nëse përputhen me kushtet e kontratës. (B.H/Shuplaka)