Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për masën e sigurisë ndaj 12 të arrestuarve lidhur me skandalin e fajdeve në këtë qytet ku rezultuan të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues.
Ndaj 6-të të arrestuarve është dhënë masa “arrest me burg”, ndërkohë për 6 të tjerë është dhënë masa “detyrim paraqitje”.
Por pasi u mbyll çështja e të akuzuarve për fajde u zhvillua dhe ankimimi i bërë nga ish-prefekti Paulin Radovani, i cili edhe ka bërë denoncimin ndaj 22 personave të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të fajdeve. Ndërkohë mësohet se në seancë nuk ishin të pranishëm as djemtë e tij të cilët janë në kërkim si dhe as vetë Radovani me avokatin e tij mbrojtës.
Masa arrest më burg për:
Burhan Alija
Edi Memcaj
Ilir Sokoli
Artan Dragani
Pashko Vuksanlekaj
Lulzim Sylja
Masa detyrim paraqitje për:
Marjan Bregu
Naim Ahmetaj
Andri Bala
Vinko Nikprelaj
Eduard Fusha
Elidon Qerimaj
Kujtojmë se denoncimin për veprimtarinë kriminale të fajdeve e ka bërë Ish-Prefekti i Shkodrës Paulin Radovani i cili u detyrua të shkojë në dyert e policisë atëherë kur çdo ditë borxhdhënës i vinin në biznesin e tij dhe i kërkonin shumat e dhëna dy djemve të tij, Robertit dhe Eltonit
Dy djemtë e ish-prefektit ishin të varur nga bixhozi ndërkohë që merrnin borxh në emër të të atit miliona euro.
Mandej, gjithë procesi rrjedh mes përgjimeve dhe vëzhgimeve ambientale. Përgjimet kanë zgjatur dy muaj dhe nga janari Paulin Radovani ka pasur dhjetëra vizita në oborrin e fabrikës, të personave që kërkonin kthimin e borxheve, të cilët shpesh flisnin për përqindje e shpesh e kërcënonin (lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)