Është shtyrë senca gjyqësore për ndalimin e punimeve të Hec-it në zonën e Zallgjoçajt në Mat.
Seanca u shty sepse u kërkua përjashtimi i gjyqtares nga çështja. Gjatë seancës gjyqësore, mësohet se Guri ka debatuar me gjyqtaren.
Ndërkohë seanca u zhvillua në Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës seanca për ndalimin e punimeve të Hec-it në Mat.
Ambjentalisti Sazan Guri së bashku me disa banorë të 11 fshatrave (Melth, Gjocaj, Zall Gjocaj, Derjan, Barbulli, Dukagjihn, Urxull, Remull, Prell, etj), kanë paditur kompaninë e ndërtimit të HEC-eve.
Guri e ka denoncuar këtë rast në Faxweb.al, në muaj korrik, ku thonte se po ndryshohet 100% rrjedha e lumit, çka do të dëmtonte ndjeshëm këtë zonë, që është e njohur për nivelin e lartë të oksigjenit. Ata denoncojnë se banorët nuk janë pyetur aspak për ndërtimin e HEC-it, ndryshe nga sa e parashikojnë ligjet dhe konventat për dëgjesat publike.
Gjithashtu Guri ka hedhur dyshime dhe në drejtim të Berzh teksa u shpreh: ”Si mundet që BERZH të vijë dhe të devijojë 100% rrjedhën e këtij lumi, dhe të formojë hecin 1.8 megavat në Ohër, si ka mundësi që të ndodhë kjo? Aty punësohen vetëm tre veta, kaq është e gjitha. Në këtë zonë të pashkelur jetojnë 30 lloj shkëmbinjsh, 120 bimë medicinale, ka persona që kanë qenë të sëmurë me diabet, janë kthyer në fshat dhe janë shëruar, është një zonë me pasuri të jashtëzakonshme, me oksigjen, është spital natyral. Mund të bëhet një zonë shumë e mirë kurative, këtë zonë kërkojnë që ta shkatërrojnë.
Zona është totalisht e virgjër, ka ujëvara dhe shpella të pazbuluara. Dëmtohen mijëra banorë, pasi ky lumë nuk thahet në asnjë ditë të vitit”.
Ndërkohë Guri hodhi akuza dhe më të forta, duke thënë se punimet për HEC-in do të pasohen dhe me leje për shfrytëzimin e pyjeve, dhe gurit mermer.
(K.H/Faxweb.al)