Pas publikimit të megaskandalit lidhur me kompaninë Dunwell Haberman, kompania mëme DH Albania, e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, ka reaguar edhe LSI.
Është kryetarja e Lëvizsjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan:
“Tani e kuptoj ku shkojnë paratë! ??
E kuptoj edhe pse mbllaçitet kur i themi që të dëmshpërblejë banorët e Unazës së Re!
Bëje zemren gur, mos i dërgo në offshore, por jepja qytetarëve të tu, që kanë 27 vjet që paguajnë drita, ujë dhe taskat që ti ke rritur.
ATA i dhane vlere tokës aty!
Është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate.
Turp, mos u ngopsh!”
(B.B/ Faxweb.al)