Sot në orën 19:00 para Ministrisë së Shëndetësisë do të organizohet një protestë, e cila vjen pas skandalit të zbuluar në spitalin Onkologjik tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza. Protesta organizohet nën sloganin “Viktima e radhës mund të jesh ti!”.
Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa “arrest shtepie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Discussion about this post