Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Ardian Xhilarin, administrator i kompanisë Tea Construction & Petrol SH.A, për skandalin me naftën virgin.
Por Xhilari do të vuajë vetëm 10 vite burg falë gjykimit të shkurtuar. Gykata ka shpallur të pafajshëm Lula Njebzën dhe Mirarbër Teneqexhi. Lula Njebza mbante postin e zv.drejtorit të Doganave, ndërsa Mirarbër Teneqexhi, ish-drejtor i doganës së Tiranës.
Adrian Xhillari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Frankfurt të Gjermanisë. Policia njoftonte se arrestimi i tij u bë me kërkesë të Interpol Tiranës dhe u krye në bashkëpunim me homologët e tyre gjermane.
Për të kishte një urdhër ndërkombëtar ndalimi për një sërë akuzash per evazion fiskal, kontrabandë, falsifikim dokumentesh e abuzim me detyrën.
Biznesmeni dyshohet gjithashtu se është organizatori i skemës, ku është shitur një sasi nafte virxhin prej 4.4 milionë litra pa paguar taksat. (B.H/Faxweb)