Kandidati për kryetar në bashkinë e Hasit, Halit Mulaj ka reaguar në Faxnews, pas akuzave të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojomë” Miftar Dauti, se djali i tij ka shpërndarë pako me ushqime nga rezervat e shtetit në këmbim të votës.
Mulaj e ka mohuar duke thënë se djali i tij do ndihmonte bashkinë për të shpërndarë pakot për të varfërit. Për gazetaren Rovena Neziri Mulaj pranoi se furgoni ishte i djalit të tij, por se ai po ndihmonte për të shpërndarë ndihmat për natën e Kadrit.
Ai tha kjo gjë po zmadhohet dhe po ekzagjerohet, teksa akuzoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti, i cili bëri denoncimin se po intimidon familjarët e tij.
Mulaj: Nje gje kaq njerëzore, normale po shfrytëzohet, po ekzagjerohet.
Nuk ka pasur asnjë lloj tendence negative sa i takon fushatës, Jo djali im nuk punon në bashki, e thirri punonjësi i bashkisë. Djali im po shpërndante ndihmat e bashkisë për të varfërit.
Nuk kishte për ti shpërndarë. Furgoni ka qenë te magazina e bashkisë, nuk është kapur në rrugë, të shtëpia. Nuk do lejoj që kjo fushatë të damkoset.
Jam shumë krenar. Jemi në të drejtën e zotit në natën e bekuar. Nuk do të ndërmarr asnjë hap ligjor. Unë jam shumë ok. Është për të ardhur keq. Kjo gjë shfrytëzohet në një natë të madhe. Më vjen shumë keq.
Po intimidon familjarët e mi. Ai ka shkelur kodin moral