16:59 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandali me pedagogun në Elbasan, dosja kalon tek Krimet e Rënda

20:32 | 28/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video-skandali me studenten, çfarë thotë policia për arrestimin e Denis Himcit

Dosja e pedagogut nga Elbasani, Denis Himçi, I cili u përfshi në një skandal me një studente ku I kërkonte favore seksuale për të kaluar vitin, është transferuar të Krimet e Rënda.

Kjo për faktin se një nga akuzat që janë ngritur ndaj tij është “Shpërdorim detyre” kompetencë ekskluzive e Gjykatës për Krime të Rënda.

Denis Himçi u shfaq në videon e transmetuar duke i premtuar një studenteje, që kishte ngelur në disa provime, se do t’a ndihmonte të kalonte, por i kërkonte favore seksuale në shkëmbim të ndihmës.

Gjykatës i çështjes ishte caktuar  Bujar Musta, ndërsa Prokuror i çështjes Bledi Mustafaraj dhe pritet që prokurori të kërkojë ‘arrest me burg’.

Nga ana tjetër, mbetet i paqartë ky vendim pasi bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila ka njoftuar se dosjet për çështjet e korrupsionit do të hetohen nga Prokuroritë  dhe Gjykatat e rretheve deri në krijimin e SPAK.

Vajza në video është identifikuar si D.B. Ajo ka lindur më 20.04.1999 në Berat, por ishte shpërngulur me familjen në një fshat të Lushnjes.

Ka nisur studimet në fakultetin e Shkencave -Humane  Bachelor në Universitetin e Elbasanit për periudhën 2017-2020 në gjuhën Italiane. Mësohet se vajza ka dhënë vetëm provimet e simestrit të parë në shkurt të vitit 2018-të, në katër lëndë gjithësej. Më tej nuk e ka frekuentuar shkollën më. Vajza me iniciale D.B është rishfaqur në shkollë në prill të 2019-tës, pas një viti e disa muaj largimi dhe ka kërkuar menjëherë kontakt me pedagogun Himçi nëpërmjet një shoqeje të saj.

Vajza e ka takuar pedagogun, duke u justifikuar se kishte kryer mungesa për arsye shëndetësore, megjithëse burimet thonë se ka qënë jashtë vendit. Nga të dhënat zyrtare të Universitetit të Elbasanit konstatohet se D.B, nuk ka hyrë në asnjë provim, pavarësisht takimeve me profesorin.

Ky fakt duket mjaft i çuditshëm dhe sipas palës së akuzuar është një kurth i pastër ndaj Denis Himcit, një familje e njohur për bindje të djathta në politikë dhe e angazhuar në strukturat e kësaj të fundit. Pas publikimit të videove në emisionin investigativ Stop, nën hetim janë edhe pedagogët e tjerë, të përmendura nga vetë Himci.

Ata janë shefi i  departamentit të gjuhës Frenge Ardian Lami, pedagogia Anila Shehu dhe pedagogu Fatos Gjata. Do të jenë hetimet e rastit ata që do të zbardhin të plotë këtë ngjarje, e cila e rikthen vëmendjen në Universitetin e Elbasanit, i etiketuar disa herë për korrupsion.

Ndërkohë gjatë paradites së sotme nëpërmjet një deklarate zyrtare Universiteti njoftoi pezullimin nga detyra të profesorit Himçi, i arrestuar nga policia një natë më parë.

*Shënim: Redaksia Faxweb.al disponon emrin e plotë të vajzës, por për arsye hetimore vendosëm të mos e publikonim.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Denis HimciKALON TEK KRIMET E RENDA DOSJA E DENIS HIMCITKrimet e RendaSKANDALI ME PEDAGOGUN NE ELBASAN
Pas

Rrëzohet gjatë ngjitjes në mal, turisti amerikan niset me helikopter drejt Traumës

Para

Kërcënohet me vdekje Agron Tufa dhe avokati i tij: Gropa ju pret

Para
Shtrëngoi duart me Spartak Brahon, flet në Fax News Agron Tufa: Më zgjati dorën, jemi kundërshtarë por…

Kërcënohet me vdekje Agron Tufa dhe avokati i tij: Gropa ju pret

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Britani/ Arrestohet Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje me gjakmarrje në Shqipëri”

Shembet gabina elektrike në fshatin Kukur, qindra familje pa energji

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

Sondazh, shumica e gjermanëve tani kanë qëndrim negativ ndaj Izraelit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

“Irani ashpërson qëndrimin: pa ndalimin e sulmeve Izraelite, negociatat janë të pamundura”

Të shtënat në Mirditë: qëllon me armë drejt banesës pas konfliktit familjar”

“Berisha: Vota e Diasporës u manipulua ftoj shqiptarët në betejë kundër narkoshtetit”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.