Ylli Zyla, ish-kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë i ftuar në emisionin “Kjo javë”, ka mbështetur ankesat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, për mosfunksionimin e radarëve në det për kapjen e skafeve me drogë.
Ai tha se Çako ka të drejtë pasi prej dy vitesh sistemi i radarëve nuk funksionon si duhet, në 50 raste, ka mundur të sinjalizojë vetëm 5.
“Çako ka të drejtë kur thotë se sistemi i radarëve nuk po funksionon si duhet. Problemet kanë nisur në vitin 2015, kur sistemi qëndror u ndryshua pasi u dogjën në atë qendër. U vendos një sistem tjetër, që nuk është i licencuar. Sot ky sistem është problematik, ku në 50 goditje që janë bërë, vetëm 5 kanë pasur sinjalizim nga radarët. 3 nga këto ka qenë të pakoordinuara mirë. Mjetet lundruese të policisë kanë ndjekur njëri-tjetrin,” tha Zyla.
Ai e ka konsideruar këtë si një skandal të madh brenda Ministrisë së Mbrijtjes.
“Është një mega-korrupsion brenda Ministrisë së Mbrotjes. Si pasojë dëmtohet siguria kombëtare, dhe e vendeve të NATO-s. Prishet imazhi i Shqipërisë në botë për vite me radhë. Ky është dëmi që i ka shkaktuar Kodheli dhe të tjerët që vijnë pas saj,” tha ai. (B.H/Shuplaka)