Është zbardhur letra që Dritan Demiraj i ka dërguar Mimi Kodhelit për problemin e radarëve.
“Më 7 gusht morrëm një info për gomonen në det. Sinjali u ndërpre në mes të opracionit. Inxhinieri i kompanisë fiku sinjalin e radarëve. Sistemi i radarëve ka shfaqur probleme. Radarët nuk iu përgjigjën kërkesa të opracionit. Krijohen kënde që shfrytëzoheshin nga trafikantët. Parametrat e sistemit janë larg atij që kërkohen.”, shkruan Demiraj -Kodhelit.
Vetëm një ditë më parë Policia e kufirit ngriti alarmin se disa nga operacionet ndërkombëtare antidrogë me intinerar Shqipëri-Itali kanë dështuar pasi qëndra e monitorimit detarë me bazë në Durrës nuk ka njoftuar në kohë reale dhe atëherë kur ka njoftuar ka dhënë kordinata të gabuara për mjetet lundruese të përdorura nga trafikantët.
Në media u publikua shkresa ku me anë të një memo kreu i përgjithshëm i policisë Haki Çako deklaron se QNOD është një nga hallkat e cila ka çuar në dështimin e disa operacioneve. Mirëpo pas këtij pretendimi të policisë kufitare ka reaguar Ministria e Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga Çako, ndërsa deklaron se radarët janë në funksion 24 orë në 7 ditë. (J.V/Shuplaka)