Pas skandalit që u publikua i pari nga “Shuplaka” një ditë më parë për faktin se Bashkia Vlorë i ka dhënë një subjekti politik për dy muaj rresht për fushatë elektorale përdorimin e sheshit përballë Pallatit të Sportit Flamurtari, ka reaguar Bashkia e qytetit bregdetar.
Ata e pranojnë se sheshi i është dhënë Partisë Socialiste dhe se i është refuzuar kërkesa LSI-së madje duke e quajtur këtë gjë normale.
Nënkryetari Ardian Musta ka folur duke thënë se kjo nuk ka qenë e qëllimtë por se PS e ka bërë kërkesën e para.
“Duke qenë se janë rreth 20 subjekte që kanë aplikuar për leje që të mbajnë aktivitetet e tyre politike kërkesa është e madhe. I është dhënë për miratim sheshi në fjalë për subjektin Parti Socialiste. PS ka bërë kërkesë e para, kemi bërë një miratim, nuk është dhënë me kontratë siç thuhet. Kërkesa e PS është në datën 24.04.2017 ndërsa kërkesa e LSI është bërë në datën 03.06.2017”,-tha Musta.
Por Musta nuk tha se pse këtij subjekti politik i është dhënë për plot një muaj dhe pse kanë adresuar partinë tjetër n/ fjalë që të kërkojë për një mjedis tjetër.
Ai u shpreh se kjo valë reagimi është me prapavijë politike.
(M.D/Shuplaka)