23:27 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis: Kemi dështuar!

08:54 | 02/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis: Kemi dështuar!

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u tregua çuditërisht i penduar fundjavën e kaluar: “Kemi dështuar”, shkroi ai në facebook dhe premtoi se do të luftojë edhe më fort korrupsionin, madje edhe kundër zyrtarëve të partisë së tij Nea Dimokratia (ND).

Mitsotakis i referohej skandalit të fundit të keqpërdorimit të fondeve të BE në Greqi, i cili po hetohet aktualisht nga Zyra e Prokurorisë Publike Europiane (EPPO). Fjala është për subvencione agrare në vlerë prej qindra milionë euro. Ato u paguan nga agjencia përkatëse greke, Opekepe, për dele dhe dhi që nuk ekzistojnë në Kretë apo për plantacione bananesh në malin Olimp.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur me dijeninë e dy ish-ministrave të bujqësisë në qeverinë Mitsotakis: Makis Voridis, përgjegjës për bujqësinë nga 2021 deri 2023 dhe pasardhësit të tij Lefteris Avgenakis, që shërbeu deri në vitin 2024. Voridis, që njihet edhe si jurist i zoti, sapo ishte bërë ministër i Migracionit në mars të këtij viti. Të premten e kaluar (27 qershor 2025) ai dha dorëheqjen për të “mbrojtur pafajësinë e tij”. Tre ministra shteti, të përfshirë në këtë aferë, dhanë po ashtu dorëheqjen.

Një skandal i ditur prej kohësh
Në fakt skandali i Opekepe-s dihej prej disa muajsh. Por qeveria greke nuk reagoi ndaj akuzave dhe nuk ndërmori asnjë veprim – deri javën e kaluar, kur EPPO ia transmetoi parlamentit grek informacionet lidhur me përfshirjen e supozuar të ministrave në aktivitete kriminale.

 

 

Që prej një jave deputetët grekë kanë mundësinë të shohin dosjen e Prokurorisë Europiane, e cila megjithatë nuk lejohet të publikohet. Dosja prej 3.000 faqesh përshkruan një “organizatë kriminale”, të përbërë nga zyrtarë të Opekepe si dhe deputetë dhe individë, që kanë marrë në mënyrë të paligjshme fonde nga BE. Dosja përshkruan edhe se si vepronte organizata kryesisht në Kretë.

Megjithë ndalimin e botimit, ditët e fundit në gazetat greke mund të lexoheshin dialogë brizantë të zyrtarëve të partisë në pushtet, që mund kishin dalë edhe nga një film mafioz. Për sa kohë është në fuqi ndalimi i publikimit, vertetësia e dialogëve nuk mund të provohet. Por Mitsotakis nuk duket se e vë në dyshim vërtetësinë e tyre. “Dialogët, që po dalin në dritë, po shkaktojnë indinjatë dhe zemërim”, shkroi ai në facebook, duke shtuar se kujtdo, që ka marrë në mënyrë të paautorizuar fonde evropiane, do t’i kërkohet t’i kthejë ato. Ai njoftoi gjithashtu mbylljen e agjencisë Opekepe në fund të vitit.

Mitsotakis nën presion
Kryeministri grek përpiqet ta paraqesë veten si reformator dhe luftëtar kundër korrupsionit dhe paaftësisë së sistemit politik grek. Por mbetet për t’u parë, nëse qytetarët do ta besojnë. Shumë skandale hedhin hije mbi mandatin e tij, si afera e përgjimeve, mbytja fatale e anijes pranë Pilos dhe mbi të gjitha aksidenti hekurudhor pranë Tempit. Ai përherë ka premtuar hetim të plotë dhe pasoja për përgjegjësit. Por deri tani Greqia ka pritur më kot. Për këtë arsye në çdo sondazh që nga fillimi i vitit, mbi 70 përqind e popullsisë e akuzon qeverinë për mbulim të ngjarjeve.

Ministri i ri i Migracionit mbështet një kurs edhe më të ashpër
Kryeministri Mitsotakis po përballet sërish me një krizë dhe po përpiqet ta kapërcejë atë sa më parë të jetë e mundur. Edhe përmes një mesazhi politik, që po i dërgon opinionit gjithnjë e më konservator dhe krahut të djathtë të partisë së tij, që s’është gjithmonë i kënaqur me politikat e tij. Që në fundjavë ai zëvendësoi ministrin e dorëhequr të Migracionit, Makis Voridis, me Thanos Plevris.

Plevris, që ashtu si Voridis vjen nga partia e djathtë ekstreme Laos, është i vetmi deputet nga Demokracia e Re konservatore, që ka një qëndrim edhe më të ashpër në politikën e migracionit se paraardhësi i tij.

Që në vitin 2011 Plevris kishte një ide shumë të qartë për zgjidhjen e problemit të migracionit: përmes masave, që do ta bënin vendin të dukej si “ferr” në sytë e emigrantëve. Në një konferencë të revistës së djathtë ekstremiste Patria, ai tha në atë kohë se nuk do të kishte siguri kufitare pa viktima. “Siguria kufitare kërkon të vdekur”, tha ai fjalë për fjalë.

Dhe për ata, që arrijnë të kalojnë kufirin grek, ai kishte edhe një propozim: nuk duhet të marrin përfitime sociale, as për të ngrënë, as për të pirë dhe as qasje në kujdesin shëndetësor. “Duhet ta kenë edhe më keq se në vendet e tyre”, pat thënë ai nën duartrokitjet e publikut. Kanë kaluar pothuajse 15 vjet që atëherë, por Plevris nuk është distancuar kurrë nga e kaluara e tij ksenofobe./DW

Etiketa: greqiMitsotakissubvencione
Pas

40 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, presidentja Osmani takon sot dhe nesër liderët politikë

Para

Zbulime të rëndësishme arkeologjike në Çukën e Ajtoit

Para
Zbulime të rëndësishme arkeologjike në Çukën e Ajtoit

Zbulime të rëndësishme arkeologjike në Çukën e Ajtoit

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.