12:15 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Skandali me TVSH, gazetarët në protestë: Ndërpreu sinjalin e ceremonisë së martirëve 

13:51 | 05/11/2016
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
0

 

Televizioni Publik Shqiptar sërish skandalizon publikun dhe gazetarët me qëndrimet që mban ndaj ngjarjeve të rëndësishme në vend. Këtë radhë ky institucion ka ndërprerë sinjalin  e transmetimit të ceremonisë së lumturimit të martirëve, duke mos lejuar asnjë nga mediat e tjera të shfaqë këtë ngjarje të rëndësishme dhe me interes të gjerë.

Shoqatat e gazetarëve, kanë protestuar kundër këtij vendimi, duke kërkuar madje “të merren masa ndaj drejtuesve injorante qe urdheruan aktin arrogant e te paprecedent te nderprerjes per te gjithe televizionet e tjera te sinjalit te ketij evenimenti te rendesishem kombetar”.

  PROTESTE

 Kunder nderprerjes se sinjalit televiziv te ceremonise se lumturimit te 38 martireve nga ana e televizionit publik shqiptar

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, Shoqata e Mediave Elektronike dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shprehin injdinjatën e thëllë për aktin e paprecedentë të Televizionit Publik Shqiptar, që ndërpret sinjalin e transmetimit për mediat e tjera gjatë ceremonisë me rastin e lumturimit të 38 martirëve  të Kishës Katolike nga Papa Francesku, që u mbajt sot në Katedralen e Shkodrës.

Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike është një ngjarje me interes mbarëkombëtar që mblodhi në qytetin e Shkodrës autoritetet më të larta të vendit, përfaqësues të Vatikanit e të komuniteteve fetare në vend. Ceremonia solemne u ndoq nga mijëra qytetarë në sheshin para Katedrales së Shën Shtjefnit, e miliona shikues të tjerë përmes mediave vizive.

Por Televizioni Publik shqiptar, që si zakonisht në raste të tilla prodhon sinjalin për të lehtësuar konfuzionin që do krijohej nga prania e shumekamerave të televizioneve të tjera, në mënyrë të njëanshme e me një akt banditesk e injorant, ndërpreu papritur sinjalin për televizionet që po e përcillnin ceremoninë për shikuesit e tyre. Pa e kuptuar rëndësinë mbarëkombëtare të kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme, me një sjellje të padenjë, TV publik e konsideron prodhimin e sinjalit të kësaj ceremonie, si një produkt të vetin, duke u hequr mundësinë mediave të tjera që ta përcjellin për shikuesit e tyre, si të ishte një ceremoni sportive a event artistik.

TV publik që duhet të jetë modeli informimit pa kufij të shikuesve, po shndërrohet në modelin e mendësisë së mbyllur, e krejt të paditur për rëndësinë e rolit të vet.

Tv publik nuk mund të bëhet konkurent në treg me veprime të tilla qe reflektojne vetem injorance, por me permiresimin e programeve qe prodhon vete. Nuk mund te jete kurre nje ngjarje e tille me rendesi kombetare, ekskluzivitet i transmetimit te nje televizioni te vetem dhe ligji e parashikon qarte si veprohet ne raste te tilla.

Shoqatat tona i kerkojne Komisionit Parlamentar te Medias, Autoritetit te Mediave Audiovizive dhe Keshillit Drejtues te RTSH, te analiziojne kete shkelje te ligjit te Medias dhe te marrin masa ndaj drejtuesve injorante qe urdheruan aktin arrogant e te paprecedent te nderprerjes per te gjithe televizionet e tjera te sinjalit te ketij evenimenti te rendesishem kombetar.

 

 Armand SHKULLAKU,  Shoqata e Gazetareve Profesioniste

 Aleksander FRANGAJ,  Shoqata e Mediave Elektronike.

 Ylli RAKIPI,  Lidhja e Gazetareve te Shqiperise.

Etiketa: ceremonianderpreu sinjalinTVSh
Pas

Lufta kibernetike SHBA-Rusi, rrezikon internetin

Para

FOTO/ Publikohet romani i ri i Ben Blushit, “Kryeministri”

Para

FOTO/ Publikohet romani i ri i Ben Blushit, “Kryeministri”

 



Të Fundit

Dosja ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, SPAK vijon edhe sot komunikimin e akuzave për të pandehurit

Elbasan/ Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, vendos detyrim paraqitje për Denis Hasallën dhe Bledar Çullhajn

Vatra e zjarrit në Ulëz të Shkopetit/ E pamundur ndërhyrja nga toka, dy helikopterë nisin operacionin për shuarjen e flakëve nga ajri

Koçiu: “Shefqet Ndroqi” pajiset me aparaturën jetëshpëtuese, e para e këtij lloji në Shqipëri

Mbyllja e punimeve të Komisionit të Posaçëm, Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumente bazë të punës së 14 muajve: Garantojnë standarte europiane

Sekuestrohen rreth 1600 çadra dhe shezlonë në Gjirit të Lalzit, procedohen 14 persona

Aksident në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, autoambulanca që po transportonte një pacient përplaset me një makinë, tre të plagosur

PD denoncon për masakër urbane, Teliti: Pas Teatrit dhe “Asllan Rusit”, radha e Pallatit të Kongreseve të betonizohet

Brazili do t’i bashkohet zyrtarisht çështjes së gjenocidit në GJND kundër Izraelit

Të paktën 23 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.