Që prej disa ditësh qytetarë të ndryshëm kanë publikuar skandale në lidhje me cilësinë e ushqimeve që tregtohen në vend. Duke filluar nga orizi me krimba, frutat e thata po ashtu me krimba apo dhe gjalpi në formë gjize.
Mirëpo derimë tani pavarësisht ndjeshmërisë së lartë që kjo temë sjell ende nuk ka një reagim konkret nga AKU-ja, përgjegjëse për sigurinë e ushqimeve në vend.
Nuk dihet pse kjo ka ndodhur po nëse kontrollon në faqen zyrtare të AKU-së reagimi i fundit i bërë publik mban datën 17 Gusht.
Ndërkohë që paaftësinë e AKU-së për të garantuar cilësinë e ushqimit e ka evidentuar dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditi të publikuar dje.
Sipas rezultateve të auditimit , negativisht në përformacën e AKU-së kanë ndikuar një sërë faktorësh duke filluar nga vetë Ligji “Për Ushqimin” që ka raste që nuk përcakton qartë elementë të veçantë dhe të rëndësishëm të sigurisë ushqimore; apo edhe lëvizja e shpeshtë e drejtorëve të përgjithshëm. KLSH ka konstatuar edhe probleme për mungesën e laboratorëve, për analizimin e mostrave sidomos atyre që importohen.
Sa i përket inspektimeve, luhatjet më të theksuara vjetore vërehen në sektorët për produktet me origjinë shtazore dhe joshtazore, pikërisht në ato me riskun më të lartë në sigurinë ushqimore.
Nuk dihet dhe sa do të heshttë AKU-ja në lidhje me këto skandale. Po një gjë është e qartë, shendeti i qytetarëve është në rrezik, pasi është e provuar që ushqimi është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post