18:39 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandali me vëllezërit indianë, reagon MEPJ: Nitin Sandesara i është ndërprerë mandati si Konsull Nderi

15:52 | 25/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi kunatit të dy vëllezërve të akuzuar për pastrim parash. Njëri konsull nderi i Shqipërisë

Urdhëri i një gjykate në New Delhi për ekstradimin e dy shtetasve indianë, Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara hapi një debat të madhë mediatik dhe politik në vendin topnë, pasi dy vëllezërit Sandesara, të cilët akuzohen për një skemë pastrimi parash prej 725 milionë dollarësh amerikanë, aktualisht janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri.

Por një tjetër skandal është bërë publik ditët e fundit lidhur me këto hetime pasi Nitin Sandesara rezulton të jetë dhe konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri me zyrën e konsullatës së nderit në Abuja.

Kjo e faktuar nga lista e konsujve të nderit të republikës së Shqipërisë në botë (lexo këtu).

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila sqaron se “Procedura e emërimit të Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri ka përfunduar në janar 2019. Në zbatimin e procedurës së emërimit janë marrë në konsideratë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore”.

Gjithashtu, në deklaratën e MEPJ thuhet se “dhënia e nënshtetësisë shqiptare dhe pajisja me pasaportë shqiptare e Sandesara nuk është procedurë, e cila ka kaluar nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”.

Ndërkohë nga ana tjetër bën me dije se kjo ministry ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri për Nitin Sandesara me efekt të menjëhershëm.

Deklarata e plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon sa më poshtë lidhur me rastin e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Nigeri, Nitin Sandesara:

Procedura e emërimit të z.Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri ka përfunduar në janar 2019. Në zbatimin e procedurës së emërimit janë marrë në konsideratë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare dhe pajisja me pasaportë shqiptare e z. Sandesara nuk është procedurë, e cila ka kaluar nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, apo është në kompetencat e këtij institucioni.

Për më shumë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, sqaron se, ndonëse ka të drejtën e pajisjes me pasaporta diplomatike dhe shërbimi, sipas VKM-së 335, dt. 2.9.1997, z. Sandesara nuk është pajisur, as me pasaportë diplomatike, as me pasaportë shërbimi.

Rasti i artikuluar së fundmi i z. Sandesara me nënshtetësi shqiptare, mund të cënojë imazhin dhe reputacionin e Institucionit të Konsullit të Nderit, por edhe atë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe shtetit shqiptar në përgjithësi, pavarësisht faktit se veprimet e ndërmarra prej z. Sandesara janë në emrin e tij personal.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon se, ka të gjitha të drejtat ligjore për ndërprerjen e mandatit të Konsullit të Nderit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri për z.Nitin Sandesara me efekt të menjëhershëm.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: konsollu i nderitmepjNitin Sandesara
Pas

“Këngëtare kot, më krijon një gjë negative”, reagon Ronela: Le të prehen në paqe plehrat

Para

Deklarata e Prokurorisë, reagon PD: E gatuar politikisht, Edi Rama në dëshpërim

Para
Deklarata e Prokurorisë, reagon PD: E gatuar politikisht, Edi Rama në dëshpërim

Deklarata e Prokurorisë, reagon PD: E gatuar politikisht, Edi Rama në dëshpërim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

Franca “e zemëruar” kritikon marrëveshjen tregtare SHBA-BE: Ky është dorëzim

Shembje e frikshme shkëmbinjsh në një plazh të Anglisë, pushuesit i shpëtojnë për pak tragjedisë

Kryeministri francez: Marrëveshja tregtare SHBA-BE, një ditë e errët për Evropën

Sërish zjarr në fshatin Dukat i Ri, flakët e favorizuara nga era u afrohen banesave, shërbimet zjarrfikëse në terren

Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO çon në gjyq Shullazin, Astrit Avdylin dhe 12 të tjerë

Trump mohon përfshirjen në dosjen Epstein, presidenti: Nëse do ekzistonte diçka inkriminuese, do e kishin publikuar kur kandidova

Netanyahu reagon pas akuzave të ndërkombëtarëve: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

Trump për pengjet në Gaza: Nëse nuk ka armëpushim, kemi disa alternativa…

103 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Ambasada amerikane në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.