06:42 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Skandali mediatik në Rai: Meshkujt italianë preferojnë femrat e Europës Lindore

17:00 | 20/03/2017
në Bota, ShowBiz, Te Fundit
0
Skandali mediatik në Rai: Meshkujt italianë preferojnë femrat e Europës Lindore

Televizioni publik italian Rai është përfshirë nga një skandal mediatik në qendër të të cilit janë akuzat për banalitet e vulgaritet të përdorur gjatë një emisioni të kanalit Rai 1 transmetuar ditën e shtunë më datë 18 mars 2017.

Në rubrikën “Flasim të shtunën” të emisionit “La vita in diretta” drejtuar nga prezantuesja e njohur Paolo Perego,  merret në analizë tema se pse meshkujt italianë preferojnë gjithnjë e më shumë femrat nga Europa e Lindjes.

Në një material të përgatitur nga autorët e këtij programi, ilustrohet me anë të një grafiku “avantazhet” që kanë femrat e Europës Lindore në krahasim me femrat italiane.

Nën titullin “Kërcënimi vjen nga lindja. Pse meshkujt preferojnë të huajt” e me nëntitulin “Janë grabitëse burrrash apo bashkëshorte perfekte?”, autorët e programit “La vita in diretta” rendisin 6 motivet pse italianët zgjedhin femrat e lindjes;

  1. Janë të gjitha nëna e pas lindjes rekuperojnë një trup të mermertë.
  2. Janë të gjitha seksi e nuk përdorin as pizhima e as tuta.
  3. Falin tradhëtinë.
  4. Janë të gatshme të komandohen nga burri i tyre-
  5. Janë shtëpiake përfekte e që të vogla kanë mësuar punët e shtëpisë-
  6. Nuk ankohen, nuk të vihen pas e nuk varin turinjtë.

Këto 6 arsye u komentuan në studion e programit nga të ftuar të rëndësishëm si drejtorë mediash, gazetarë, aktorë e modele.

Por menjëherë pas transmetimit të emisionit, në rrjetet sociale u kritikua ashpër, banaliteti e vulgariteti me të cilët u identifikuan femrat e lindjes e marrëdhëniet e tyre me meshkujt italianë.

“Një shembull i keq i klisheve e stereotipeve të një shoqërie feudale që hedh poshtë shekuj të tërë betajash civile për të emancipuar figurën e femrës” u shpreh mbi këtë ngjarje senatori Francesco Verducci, zëvëndës president i komisionit të mbikqyrjes së RAI.

“Të bëhen publik emrat e autorëve të e të largohen nga puna së bashku me prezantuesen Perego” replikon përmes Twitter shkrimtarja e njohur italiane Silvia Ballestra.

“Ndjehem e turpëruar, e nervozuar dhe e habitur nga niveli i ulët e tonet seksiste e raciste të përdorura në emision” ka deklaruar gjithashtu dhe Rita Borioni, historiane arti dhe anëtare e këshillit administrativ të RAI.

Ndërsa drejtori i kanalit televiziv RAI 1 me një notë zyrtare i ka kërkuar të falur publikut italian për ç’kanë dëgjuar e parë në emision. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: italitelevizion
Pas

“Beqaj mbledhje urgjencë të martën, pazaret e fundit si ministër”

Para

E dënuar për mashtrim por kryetares së FRESH-it partia i gjen punë shteti … (VENDIMI)

Para
E dënuar për mashtrim por kryetares së  FRESH-it partia i gjen punë shteti … (VENDIMI)

E dënuar për mashtrim por kryetares së FRESH-it partia i gjen punë shteti ... (VENDIMI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.