Ministri i Drejtësisë shkarkoi të shtunën 5 drejtorët pa asnjë urdhër të shkruar, vetëm përmes njoftimit në media. Gazment Bardhi dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kanë shkarkuar drejtorët vetëm nëpërmjet një njoftimi pasqyruar në media.
”Shuplaka” mëson se drejtorët e shkarkuar ditën që është shpërndarë njoftimi, të shtunën rreth orës 13:00 kanë qenë në takim me drejtorin e Përgjithshëm, por nuk janë njoftuar për shkarkimin. Vetëm kur kanë dalë jashtë mbledhjes kanë mësuar nga media se janë shkarkuar.
Sot meqënëse s’u është dhënë asnjë vendim me shkrim për shkarkim janë paraqitur në punë për të marrë qoftë edhe urdhërin e shkarkimit por oficeri i rojes në institucion nuk i ka lejuar të hyjnë në zyrën e tyre në burgun ku shërbenin.
Rojet janë justifikuar se ishin urdhëruar që të mos i lejonin të futeshin, duke ndaluar rreptësisht edhe procedurën e dorëzimit, apo qoftë edhe për të marrë sendet personale në zyrë si xhaketa, apo fotot e fëmijëve.
”Shuplaka” mëson se ende ata nuk kanë një njoftim me shkrim për shkarkimin, njoftim me gojë apo me SMS.
Ndërkohë në burgje janë komanduar sot në mëngjes shefat e policisë së burgjeve në rolet e drejtorëve pasi drejtori dhe ministri teknik nuk kanë kompetencë për të bërë emërime.
6 burgje janë pa drejtorë, por me zëvendësa të komanduar duke rrezikuar sigurinë kombëtare.
Siç mësoi ”Shuplaka”, drejtori i Burgut 313 Fatjon Fana, drejtori i IEVP Fier z. Jetnor Krakulli, kryeregjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës z. Ani Dyrmishi, janë pjesë e LSI-së.
DREJTORËT E SHKARKUAR:
1) Drejtorit të IEVP Fier z. Jetnor Krakulli;
2) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës z. Ani Dyrmishi;
3) Drejtorin e IEVP Lezhë z. Eduart Kurti;
4) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë znj. Adriana Shehu.
5) Drejtorit të IEVP Rrogozhinë z. Ahmet Bala;
6) Drejtorit të IEVP Burrel z. Fatjon Kurti;
7) Kryetarit të Zyrës së Përmbarimit Gjyqësor Durrës z. Surin Hoxha;
8) Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” (nr.313) z. Fatjon Fana. (V.G/SHUPLAKA)