Ish-drejtoresha e shtëpisë së fëmijës në Shkodër, Albana Llazani ka lënë qelinë e burgut të grave në qytetin e Tiranës pasi u arrestua 8 muaj më parë për dhunë ndaj fëmijëve të kësaj shtëpie.
Në prangat e policisë bashkë me Llazanin ranë edhe 4 punonjëse të tjera të kësaj shtëpie të fëmijës.
Po kështu Gjykata e Shkodrës nuk pranoi ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtoren e shtëpisë së fëmijës Albana Llazani e akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “keqtrajtim të të miturve” pak muaj më parë. Gjykata la në fuqi vendimin e parë duke vendosur “arrest me burg” për ish-drejtoren Llazani.
Ishte avokati Ardjan Hajdari që ka kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë por në seancën e drejtuar nga gjyqtari Hasan Selimi në muajin qershor, u la në fuqi i njëjti vendim i herës së parë. Seanca gjyqësore në atë kohë u zhvillua pa praninë e mediave dhe familjarëve, pra me dyer të mbyllura. Në seancë ishte vetëm djali i ish-drejtores Llazani. (J.V/Shuplaka)