Servet Vogli, banor i qytetit të Krujës ka terlefonuar Fax News për të denoncuar një skandal që ka ndodhur ndaj tij duke e burgosur për ndërtimin e një muri me leje, gjë për të cilën thotë se ka bërë 50 ditë burg.
Ai thotë se disponon të gjitha dokumentet përkatëse ndërkohë që shton se askush nuk e mori parasysh. Kjo e ka shtyrë Voglin që të largohet nga Shqipëria duke argumentuar se nuk jetohet në këtë vend dhe se nuk i bëhet të kthehet më.
“I kam të gjitha dokumentat se çfarë është punuar dhe sa kam punuar. E bëra për t’iu larguar lagështirës, është punuar vetë një orë. Më dënuan me burg, shteti shqiptar që për të gjitha ata që më njohin janë habitur. Më arrestuan dhe më dënuan me burg. Për arsye sepse kanë marrë dy klasë shkollë e një diplomë në xhep, dhe nuk e njohin familjen, nuk njohin praktikën e punës se si të komunikohet me një qytetar edhe sikur të gabohet, por e masrrin dhe e fusin në burg. Do të iki nga Shqipëria, nuk jetohet kështu dhe nuk do të kthehem më. Me këtë pakënaqësi i kam ra hasha vendit tim, ka tre vite që nuk vij në vendin tim, s’më bëhet më të vij në Shqipëri”, tha Vogli.
(F.GJ/FAXWEB.AL)