Mësuesja e gjuhës Angleze në gjimnazin “Said Najdeni” të Peshkopisë, Fatbardha Myftari e cila u bë objekt mediatik për shkak të protestave që zhvilluan maturantët si rezultat i transferimit të saj, është përballur me një tjetër befasi.
Myftari thotë se për transferimin e saj i është drejtuar me shkresë Ministrisë së Arsimit e cila ka kërkuar nga DAR Dibër, revokim të urdhërit dhe rikthimin e saj aty ku ishte më parë. DAR ka lëshuar për këtë një vendim ku përcaktohen edhe arsyet e rikthimit në vendin e punës me argumentin se vendit vakant në gjimnazin “Said Najdeni”, nuk i është ofruar askush.
Por nga ana tjetër mësuesja Fatbardha Myftari thotë se ka marrë një vendim për pushimin e saj nga puna nga drejtoresha e gjimnazit në po të njëjtën ditë. Në vendim mes të tjerash argumentohet pjesmarrja e mësueses Fatbardhës në tubime publike
Për mësuesen Fatbardha Myftari arsyeja e transferimit të saj dhe tashmë largimit nga puna janë politike, por ajo shprehet se nuk do ta lërë me kaq, por do ta kërkojë të drejtën e saj në çdo instance.
Për shkak të transferimit të mësueses së tyre, maturantët e gjimnazit “Said Najdeni” në Peshkopi, bojkotuan mësimin dhe protestuan për disa ditë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)