Momente acarimi në “Stade de France”, në momentin e këndimit të himnit të Shqipërisë nuk është vendosur himni ynë kombëtar, por një himn tjetër.
Menjëherë kanë reaguar lojtarët kuqezi, që refuzojnë të iu japin dorën lojtarëve francezë dhe loja nuk mund të fillojë.
Ndërsa janë dashur disa minuta që stadiumi me mijëra tifozë mes të cilëve edhe shqiptarë të qëndronte pothuajse në heshtje.
Por pas pak kohësh, futbollistët janë rreshtuar sërish, përfshirë edhe miqve francezë ku pasi është ekzekutuar himni shqiptarë ka nisur edhe sfida e vlefshme për Euro 2020.
What is this UEFA?¿??♂️??♂️
This is not our anthem??
#albania #anthem #FRAALB pic.twitter.com/d01yQ20Ci1— 6 TIMES (@kloppoynwa) September 7, 2019
Tifozët pas këtij incidenti që mund të themi se është unik, kanë duartrokitur.
Sipas informacioneve të para, organizatorët francezë e kanë ngatërruar himnin tonë, duke vendosur himnin e Andoras. Por ky nuk ka qenë gafa e vetme e pritësve pasi ai që fliste në artropolant pas incidenti ka kërkuar ndjesë ndaj tifozëve të Armenisë, kur në fakt në fushë ishin lojtarët e kombëtares shqiptare dhe në stadium veç francezëve kishte edhe shumë shqiptarë që ndiqnin ekipin e tyre kombëtar.
Ndërkohë që për t’u përshëndetur është qëndrimi i lojtarëve kuqezi, që nuk lëvizën nga vendi dhe kërkuan me çdo kusht himnin tonë, duke refuzuar të iu japin dorën lojtarëve kundërshtarë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)