Pas padisë së aktivistëve në Durrës, Gjykata administrative ka vendosur ndërprerjen e punimeve që po bëhen pranë Torrës Veneciane, ku para disa javëve u zbuluan rrënoja që nga koha e Perandorisë Osmane, si edhe një top Venecian.
Megjithatë, pavarësisht se gjykata mori një vendim që i jep të drejtë aktivistëve, këta shprehen ende të pakënaqur. Kjo sepse, gjyqtarja Marjana Velçani ka shtuar një pjesë në vendim i cili lë hapësirë për t’u interpretuar edhe në një mënyrë tjetër.
Vendimi në fjalë është publikuar nga aktivistja Lorisa Ylli, ku dallon qartë që bashkia ka të drejtë të nisë punimet anash Torrës.
Aktivitët shprehen se çështjen do ta çojnë edhe në Gjykatën e Apelit, por me këtë vendim nuk bien kurrsesi dakort. (D.D/Shuplaka)