Nuk kanë të sosur skandalet në sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Në Gjykatën e Lushnjes proceset po zvarriten tej limiteve. Shkak është mungesa e gjyqtarëve. Aktualisht aty punojnë vetëm dy gjyqtarë, kur vetëm këtë javë u afishuan për tu zhvilluar 150 gjyqe.
Prej një viti për seancat shtyhen vazhdimisht dhe gjyqet zgjasin pa fund. Edhe seanca e zhvilluar pak ditë më parë për veprën penale -vjedhje është shtyrë dhe prej tre muajsh nuk jepet masa e arrestit.
Dosjet janë voluminoze. Ka raste kur nuk zhvillohet asnjë gjyq, pasi dy femrat gjyqtare mund të jenë sëmurë.
Gjykata e rrethit gjyqësor Lushnje është në ditët e saj më të këqija. Njëra nga dy gjyqtaret, Ersida Bajgora thotë për ‘’Abc Neës” se në një ditë ajo ka 18-20 gjyqe për çështjet civile, pa llogaritur masat e sigurisë.
Shumicat anullohen për mosformim të trupit gjykues. Me gjithë kërkesat e dërguara në KLD, deri tani nuk është bërë asnjë delegim për emërimin e një gjyqtareje të tretë.
Per avokatët në Lushnje ky eshtë skandal. Zëvendësimi i masave të arrestit duhet të bëhet brenda pesë ditëve, por kalojnë muaj të tëra për çëshje të tilla.
Në Gjykatën e Lushnjes, të përfundojë një çështje penale duhet minimalisht një grup prej tre gjyqtarësh, një për masën e sigurimit, një gjyqtare për hetimin paraprak dhe një për gjykimin në themel. Si organike, gjykata e rrethit gjyqësor Lushnje, ka pesë gjyqtarë, nga të cilat dy janë me leje lindjeje. Vetëm këtë javë u afishuan 150 gjyqe për tu zhvilluar, e në proces gjykimi nga dy gjyqtaret femra janë 462 çështje civile dhe 210 çëshje penale.
(E.K/SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=203&v=W1VPI39XlLw