John Prudentino përfaqësues i Kompanisë Red Star Ferries, ka ngritur një problem shumë serioz në Fax News, ku ka deklaruar se anija e tij që kryente linjën Brindizi Sarandë, këtë vit nuk është lejuar që të sjellë turistë në vendin tonë.
Prudentino shprehet se në ndryshim nga tre vite më parë që kjo linjë ka sjellë mijëra turistë në drejtim të Sarandës, vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për të mos lejuar këtë linjë të kryejë udhëtimin e tij drejt Shqipërisë ka dëmtuar jo vetëm kompaninë dhe turizmin shqiptar.
“Në 3 vitet e fundit kemi zhvilluar dhe investuar ne në një linjë që nuk ka ekzistuar më parë ajo Brindizi – Sarandë, duke sjellë turistë dhe mirëqenie qytetit të Sarandës. Në këto 3 vite kemi punuar si anije turistike sepse të gjithë pasagjerët pajisen me bileta vajtje-ardhje dhe për këtë aplikohet sipas legjislacionit në fuqi të Ministrisë së Transportit që përshkruan qartë se mund të operosh si anije turistike.
3 vjet më parë kemi aplikuar për licensë për këtë linjë dhe na është thënë se nuk mund të aplikonim për licensë për këtë linjë sepse duhet të operonim edhe në dimër, dmth gjatë gjithë vitit, pra 12 muaj dhe për këtë ministria në atë kohë na sugjeroi të punonim si anije turistike. Dhe në këtë mënyrë operuam për 3 vjet.
Sot, këtë vit në mënyrë të paspjegueshme edhe pse kishim një autorizim nga autoriteti portual i Sarandës si anije turistike, Drejtoria e Përgjithshme Detare insiston që anija duhet të punojë me licensë linje. Me kete justifikim trageti “Red Star “ 1 u bllokua që të sillte turistë në Sarandë, duke i krijuar dëm të madh turizmit në Shqipëri dhe në Sarandë, dëm ekonomik dhe në imazh Kompanisë që operon dhe vonesa dhe ankesa turistëve që ishin në bordin e anijes.
Pasagjerët, shumë prejt tyre po anullojnë pushimet në Shqipëri duke shkuar përsëri në Greqi…ata turistë që nuk anulluan…kompania u organizua duke i trasferuar me autobus nga Saranda në Vlorë dhe nga Vlora në Sarandë…nje zgjidhje qe solli shum probleme dhe ankesa dhe denoncime nga ana e turistëve.
Pyetja që lind është: për cfarë arësye po shkatërrohet kjo linjë turistike, që kishte 3 vjet që funksiononte dhe nga viti në vit ishte në rritje? Nuk po kuptohet arsyeja pse Drejtoria e Përgjithshme Detare po bëhet pengesë për këtë linjë turistike duke i shtyrë turistët të kthehen përsëri drejt Greqisë. Nëse ky problem nuk zgjidhet vitin tjetër kjo linjë nuk do të egzistojë më duke i munguar qytetit të Sarandës 20 mijë turistë më pak sezonin e ardhshëm”, u shpreh Prudentino.
(E.K/Faxweb.al)