15:57 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandali në zyrën postare/ Vjehrra ka 2 vjet që ka dalë në pension, por punon në vend të nuses

21:43 | 13/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali në zyrën postare/ Vjehrra ka 2 vjet që ka dalë në pension, por punon në vend të nuses

Në Zyrën Postare Priskë, vjehrra punon në vend të nuses. Firmos dhe vulos për të, edhe pse ka 2 vite që ka dalë në pension.

Pasi doli në pension, vendin e punës e trashëgoi nusja e djalit të saj, por në punë vazhdon të qëndrojë vjehrra.

Emisioni “Fiks Fare” solli me zë dhe figurë disa herë zonjën Teuta Deliu duke kryer veprime në zyrën postare, një vend pune në të cilin është e emëruar nusja e djalit të saj Vjollca Deliu. E reja është emëruar në këtë pozicion pune dy vite më parë, pikërisht duke zëvendësuar vjehrrën e saj e cila doli në pension.

Pas këtyre fakteve gazetarët shkojnë në zyrën postare Priskë, ku gjejnë sërish Teuta Deliun, ish punonjësen e postës të dalë në pension, ajo tregon për gazetarët se ndihmon nusen e djalit të saj.

“Unë ndihmoj nusen e djalit në këtë punë, kam 2 vite që kam dalë në pension, por e ndihmoj. E di që është shkelje ligjore por e bëj”, thotë Teuta.

Teuta Deliu telefonon nusen e saj, për të cilën thotë fillimisht se ka shkuar në tualet, e pastaj e justifikon me pretendimin se nusja ka nënën sëmurë.

“Po ja moj ishte në tualet, pastaj mori vesh për të ëmën”, thotë znj. Teuta.

Ajo tregon se është pensioniste dhe për të vërtetuar këtë ajo printon dokumentin e tërheqjes së pensionit, ku shënohet punonjësja Vjollca Deliu dhe marrësja Teuta Deliu, kjo e fundit firmos tek të dy emrat në prezencë të kamerave. Madje ajo thotë “Po, unë firmos tek emri i Vjollcës”.

E sinjalizua nga vjehrra në postën Priskë paraqitet edhe nusja Vjollca Deliu. Ajo pohon për kamerën  se ajo është punonjëse e postës Priskë, por pikërisht atë dite kishte munguar dhe e kishte zëvendësuar vjehrra për arsye familja.

E pyetur edhe për raste të tjera që ajo nuk është gjetur në pozicionin e saj të punës në orarin e punës, Vjollca justifikohet se ndonjëherë mungon pasi në atë zonë nuk ka postier për shpërndarjen e pensioneve nëpër shtëpitë e pensionistëve. Por pyetjes së gazetarëve se pse në zyrë vjen vjehrra e saj e cila ka dalë në pension dhe jo vetë ajo, Vjollca Deliu refuzon të përgjigjet.

“Nuk kam koment për asgjë, nuk mund të përgjigjem, nuk është e vërtetë që vjehrra ime kryen këtu veprime, të gjitha këto janë shpifje”, thotë Vjollca Deliu.

Etiketa: nusjapriskevjehrrazyra postare
Pas

“Jam vajza nga fshati”, Agnesa Vuthaj reagon pas lajmeve për lidhje me miliarderin: Është një familje e dytë për mua

Para

“Albtelekomi shqiptar më gjobiti me 70 milionë lekë”, ‘Ajsberg’ zbulon skandalin me pronarin e hotelit: Fatura ka ardhur pa mbërritur linja telefonike

Para
“Albtelekomi shqiptar më gjobiti me 70 milionë lekë”, ‘Ajsberg’ zbulon skandalin me pronarin e hotelit: Fatura ka ardhur pa mbërritur linja telefonike

"Albtelekomi shqiptar më gjobiti me 70 milionë lekë", 'Ajsberg' zbulon skandalin me pronarin e hotelit: Fatura ka ardhur pa mbërritur linja telefonike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tre vajza adoleshente sulmojnë brutalisht një 75-vjeçar në Britani dhe regjistrojnë momentin me celular

Elbasani problematika me ujin e pijshëm, Ujësjellësi apel qytetarëve: Mos e shpërdoroni gjatë verës, shkelësit do ndëshkohen! Task-Forcë kontrollesh dhe kamera për lidhjet e paligjshme

Arbër Hoxha në modë, disa skuadra të interesuara për lojtarin shqiptar

Bota Marshim global për Gazën, mijëra aktivistë drejt Rafah! Izraeli: Janë xhihadistë të lidhur me Hamasin

NATO zgjeron aftësitë satelitore për të monitoruar situatën në Ukrainë

Sulmon Hamasi, vriten pesë punonjës të fondacionit amerikan të gazës

Prag lufte në rajon, SHBA largon personelin e ambasadës në Irak

“Logjikë nën nivelin e një 12-vjeçari”, Rama reagon pas vendimit të gjykatës: Shpifja e Bashës ndaj meje u hodh poshtë se s’më hoqi nga detyra!

“Qyteti do digjej me themel”, Trump aktivizon marinsat për të shtypur protestat

Indi/ Avioni u përplas me godinat e konviktit të mjekësisë, 60-të studentë të plagosur, 2 prej tyre në kujdesin intensiv

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.