“Mësuesve u mbajnë gjysmën e rrogës njëlloj si narkodeputetëve dhe narkoministrave!”. Kështu e ka përshkruar ish-kryeministri Sali Berisha një mesazh të mbërritur në adresë të tij nga një mësues në lidhje me një masë që është marrë sipas tij ndaj arsimtarëve, duke ju mbajtur gjysmën e pagës për shkak të krizës që ka përfshirë vendin.
Referuar Berishës, qytetari shkruan se në adresë të mësuesve ka mbërritur një mesazh që i vë në dijeni të ketij vendimi të Drejtorisë Arsimore Maliq ku kërcënohen me ndërprerje rrogash ose nënshkrimin e një deklarate ku të pranohet përgjysmimi i saj.
Kjo masë është argumentuar për dërgimin e parave në mbështetje të familjeve në nevojë ndërkohë mësuesi shpreh dyshimet se synohet të vidhen njësoj si ndihmat për tërmetin.
Denoncimi i Berishës:
Mesueseve u mbajne gjymen e rroges njelloj si narkodeputeteve dhe narkoministrave!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhita. sb
Pershendetje Profesor Doktor Sali Berisha . Doktor sot do te dergoj nje sms te cilen na ikane derguar ne uecab te gjithe mesuesve te Drejtorise Arsimore Maliq ku kercenohen per prerje rrogash ose duhet ne nenshkruajme nje deklarate ku te pranojme te na heqin gjysmem e rroges gjoja per ta derguar tek njerezit ne nevoje dhe ti viedhin per vete njelloj sic vodhen ato leket e dhuruara per termetin nqs nuk nenshkruajme por pyesin prinder rilindas dhe femije te tyte qe te shpifin per mesuesit kur ti pyese drejtoria. Te lutem Doktor publikoi keto mesazhe qe ne mesuesit te cilet po bejme te pamunduren per tju dhene dije femijve te shqiptareve te na lene rehat ne kete kohe kolere. Doktor te uroj shendet dhe gjith te mirat … kete hidhe jo te parin
(F.GJ/FAXWEB.AL)