Skandali i ngacmimeve seksuale duket se nuk ka prekur vetëm politikën, por edhe botën e futbollit. futbollistja amerikane 36 vjecare Hope Solo ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga ish numri një i FIFA, Sep Blater në vitin 2013.
Ish-portierja e kombëtares së femrave të SHBA-ve thotë se është ngacuar seksualisht nga Blater në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve për Topin e Artë, në vitin 2013.
Sipas saj Blater e ka ngacmuar para se të ngjiteshin në skenë.
“Sep Blater më kapi prapanicën. Ishin tek ceremonia e “Topit të Artë”, pak çaste para se të ngjitesha në skenë. Pas asaj ndodhie, isha totalisht e shokuar. Por, duhej të mblidhja veten pasi do dilja në skenë të festoja me shoqet e mia” ka thënë ish-portierja.
Nga ana tjetër Blater ka mohuar diçka të tillë dhe i ka quajtur akuzat si qesharake.
Ish-portierja ka shfaqur mbështetjen e saj për fushatën që po ndodh kudo në botë, “#MeToo”, e cila ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin ndaj ngacmimeve seksuale. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post