Nxënësit e Shkollës 9- vjeçare Xarrë janë përdorur për të mbajtur pankarta në duar ku shkruanin “Fameninderit Shuaip”. Në shkollë janë ndezur kaldajat dhe fëmijët janë përdorur për të falendruar kryetarin e bashkisë Shuaip Beqiri. Fotot janë publikuar nga vetë shkolla Xarrë që i përket bashkisë Konispol, me anë të një postimi në Facebook.
“Dite gezimi ” ishte sot per nxenesit e shkolles 9-vjecare Xarre. Kaldaja filloi punen, ngrohja eshte e pranishme ne cdo klase.Nxenesit e zhvillojne mesimin ne kushte shume te pershtatshme,shume te rehatshem pa xhupa. Shkolla jone eshte me mira ne Qarkun e Vlores,me te gjitha kushtet per nje mesimdhenie dinjitoze.
Prinder,nxeneses dhe kolektivi i mesuesve i shpreh mirenjohjen dhe falenderojne Kryertarin e Bashkise Konispol Z.Shuaip Beqiri per kete veper madheshtore!” shprehet në njoftimin e shkollës.(M.Q/Faxweb)